2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dronët kamikazë turq i kallin frikën armikut

Më të lexuarat

Sipas lajmit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli, Turqia është duke kaluar në një tjetër dimension, për sa i përket teknologjisë së dronëve.

Sipas lajmit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli (AA), Turqia është duke kaluar në një tjetër dimension, për sa i përket teknologjisë së dronëve.

Përmes një teknologjie të veçantë droni goditës, monitoruesi, etj, do të lëvizin së bashku për të çuar në asgjësimin e shënjestrës, përmes një truri inteligjent algoritmi.

Projekti është duke u zhvilluar nga kompania e Drejtorisë së Mbrojtjes, Teknologjitë e Mbrojtjes dhe Inxhinieria A.SH (STM). Për mes këtij projekti, përdorimi i dronëve nga Turqia do të shkojë në një tjetër fazë.

Dronët vetëshkatërrues, të përgatitur për monitorim, janë 3 mjetet ajrore që do të jenë përpara vizitorëve të Panairit Ndërkombëtar të 13-të të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2017).

Dronët e zhvilluar nga inxhinierët turq, përmes veçorive dhe saktësisë asimetrike, do të çojë në përdorimin e tyre në operacionet anti-terror.

Dronët të cilët për momentin janë prodhuar si prototipa, pas testeve përkatëse do të futen në prodhimin seri. Ata kanë marrë emra të turqishtes së vjetër si, “Alpagu”, “Kargu” dhe “Togan”.

Monitoron dhe godet duke kryer vetëshpërthim

Alpagu do të jetë një nga pajisjet kyçe të luftës kundër terrorizmit. Kuptimi i tij është “guximtari që sulmon i vetëm armikun”. Ai përdoret në mënyrë manuale ose automatike. Ndërsa ndryshimi nga Togan dhe Kargu është se ai ka krahë stabil dhe mund të lançohet nga një mjet hedhës.

Alpagu me një dizajn të veçantë është në gjendje të përdoret dhe të lëshohet nga një person i vetëm për vetëm në 45 sekonda.

Krahas funksionit të tij vetëshpërthyes, Alpagu do të ketë edhe aftësi monitorimi. Lëndën plasëse që bart mund ta zëvendësojë me një tjetër që gjendet në tokë. Ai pritet të jetë një nga produktet më tërheqëse të panairit IDEF 2017.

Droni vetëshpërthyes me helikë, Kargu

Një tjetër produkt i STM-së, Kargu, që do të thotë “kullë vrojtimi në majën e malit” dhe “hedhës”, do të ketë veçori të lartë për goditjen e objekteve të lëvizshme.

Ai është projektuar për të zhvilluar operacione gjatë ditës dhe natës. Ai përgatitet shumë shpejt për hedhje dhe ka veti goditjeje në shenjë. Ashtu sikurse edhe Alpagu, edhe ai mund të përdoret manualisht ose automatikisht.

Ndër veçoritë e tij janë; gjurmues me lazer, anulim detyre, shpërthim urgjent, etj. Ndërkohë ai do të mund të përdoret gjerësisht në sigurinë e kufirit.

Kërcënimi do të gjurmohet nga Togan

Togan i cili ka kuptimin e “të lindurit”, krahas veçorisë së fluturimit me aftësi të lartë, mund të bëjë të mundur gjetjen, ekzaminimin, ndjekjen dhe klasifikimin e një objekti.

Togan është i pajisur me teknologjinë e inteligjencës artificiale, ndërsa ka në dispozicion një kamerë me një optikë 30 herë të zmadhuar, duke siguruar kështu sukses të lartë në monitorim.

Tolgan i cili do të mund të fluturojë pa patur nevojën e një komande, do të mund të klasifikojë me shpejtësi objekte që lëvizin dhe që nuk lëvizin, gjatë ditës dhe gjatë natës.

Ai mund të përgatitet nga një person dhe mund të qëndrojë në ajër rreth 40 minuta. Ndërsa përmes inteligjencës artificiale, ai do të mund të veprojë në bashkëpunim me dronet e tjerë si Kargu dhe Alpagu duke kryer operacione në grup.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit