Nga sulmi i dronëve amerikanë në rajonet e Vaziristanit verior në veriperëndim të Pakistanit, 6 persona kanë humbur jetën. Në këtë sulm avionët amerikanë kanë sulmuar një ndërtesë në rajonin Shahi Khil të provincës Vaziristani verior. Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i personave të vrarë. Amerikanët për të justifikuar këto sulme pretendojnë se sulmet janë kryer në mënyrë të përpiktë kundër terroristëve dhe në këto sulm janë vrarë disa prej komandantëve të paramilitarëve dhe terroristëve. mirëpo sipas autoriteteve pakistaneze, viktimat e sulmeve të dronëve amerikanë kryesisht janë civilë.