6.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

Gërxhaliu: Për Trepçën duhet të luftojnë të gjithë

Më të lexuarat

“Për Trepçën nuk është kurrë vonë të luftohet, nëse fitohet beteja për Trepçën, fitohet beteja për ardhmërinë e Kosovës në aspektin ekonomik”, thotë Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se është koha kur duhet luftohet për ‘Trepçën”, pasi sipas tij, nëse fitohet kjo betejë, fitohet beteja për ardhmërinë e Kosovës në aspektin ekonomik. Në një intervistë në RTK, ai ka thënë se është momenti i fundit kur Kosova duhet të tregojë se është shtet dhe pret që deputetët ta votojnë ligjin për Trepçën, duke e bërë ditë historike për Kosovën. “Është momenti i fundit kur Kosova duhet të tregojë se është shtet, është Republikë e pavarur dhe se këto asete i takojnë Kosovës. Në terminologji ndërkombëtare nuk haset askund që ajo që është e imja është vetëm e imja, dhe ajo që është e juaja është edhe e imja. Ne jemi për dialog, që të gjendet modaliteti, por ligji për Trepçën duhet të votohet dhe dua të besoj se, nesër do të jetë një ditë historike për ardhmërinë e Kosovës, sepse sa i duhet sot Kosova Trepçës, nesër Trepça i duhet Kosovës. Prandaj është koha kur duhet të tregohet një gatishmëri, një qëndrueshmëri dhe me çdo forcë të mbrohet dhe mbështetet një kompleks i tillë siç është Trepça”, thotë ai. Gërxhaliu thotë se kushdo që ia do të mirën Kosovës nuk mendon për likuidimin e saj. Sipas tij, Trepça nuk duhet të shikohet vetëm në aspektin ekonomik por edhe strategjik dhe social. “Për Trepçën nuk është kurrë vonë të luftohet, nëse fitohet beteja për Trepçën, fitohet beteja për ardhmërinë e Kosovës në aspektin ekonomik”, thotë ai. Gërxhaliu thotë se Trepça duhet të ketë komponentë ndëretnike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit