-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Drita e zbehur e organizatave që udhëhiqen nga muslimanët

Më të lexuarat

Të gjithë ne prekemi nga gjendja shpirtërore e atyre që na rrethojnë.

Çdo person rrezaton me rrezet që burojnë nga shpirti i tij. Ju i merrni këto rrezet kur u afroheni atyre ose uleni në praninë e tyre. Rrezet e secilit person ndryshojnë në forcë sipas gjendjes së shpirtit të tij. Kjo shpjegon se si ndikoheni nga ulja në prani të njerëzve të mëdhenj. Ata janë njerëz që ndjekin rrugën e Profetëve në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote. Kur flasin, ata këshillojnë njerëzit. Veprimet e tyre drejtojnë njerëzit. Kur heshtin, ato janë si tabela që udhëzojnë njerëzit përgjatë shtegut, ose si far, rrezet e të cilave drejtojnë anijet. Shumë prej tyre flasin shumë pak, por kur i shihni ose i vizitoni prekeni prej tyre. Ju i lini mbledhjet e tyre duke qenë të mbështjellur në qetësinë e tyre. Heshtja e tyre ka më shumë efekt sesa fjalimi elokuent i të tjerëve.

Drita Organizative
Si një psikolog organizativ, me besim mysliman, unë e di se organizatat dhe institucionet janë gjithashtu një kolektiv i këtyre shpirtrave. Si një enë qelqi, ato mbushen dhe ngjyrosen nga gjithçka që është brenda tyre. Pra, shpesh organizatat myslimane kanë supozuar qartësi në dritën e tyre organizative dhe shikohen me çudi kur fëmijët, familjet dhe komuniteti i tyre shmangen prej tyre. Dhe siç thotë një fjalë e urtë: Rojet e farit që qëndronin përpara fenerit habiteshin duke menduar: “Ku kanë shkuar anijet?” (Sq. duke mos qenë në dijeni se mu rojet e kanë penguar dritën drejt anijeve duke qëndruar para fenerit, anijet janë aty, por pengimi i dritës i bën ato të mos shihen).

Institucionet tona të drejtuara nga myslimanët pasqyrojnë gjendjen, veprimet dhe vendimet tona. Unë besoj se origjina e shumicës së institucioneve tona rrënjët i ka në mirësi, por ato momente të ngjizjes mbeten të vogla dhe zbehen me kalimin e kohës. Sfida jonë si komunitet është që kjo dritë e origjinës të rregullohet në mënyrë që të mund të pulsojë dhe të shtrihet përtej vetvetes.

Nuk po bëjmë referencë në lidhje me ndonjë lloj specifik të institucionit dhe kjo nuk është një kritikë e specifikuar, por më tepër një teori ndoshta mbi efektin se pse edhe në shumëllojshmërinë e punëve tona institucionale ato zbehen dhe veniten. Çdo lloj organizate ose institucioni – qoftë për qëllime fitimprurëse apo jofitimprurëse, qoftë e përqendruar në kapital apo në vetëdijësimin shoqërorë – që është i udhëhequr nga zemra e një muslimani, duhet të reflektojë dritë.

Drita jonë organizative njihet nga një vlerësim pa ego i qëllimeve, veprimeve dhe rezultateve. Ne duhet të heqim ‘unin’ ose ‘vetet tona’ nga rruga dhe pastaj të masim lumenet tona. Nëse drita rritet kur largohemi nga rruga, atëherë është e mundur që ne – egoja jonë, personaliteti, objektivat, synimet, shkalla e sakrificës, niveli i angazhimit dhe ndoshta edhe sinqeriteti ynë – mund të jenë pengesat për dritat tona organizative.

Imperativi Personal
Çfarë do të bëhet me institucionet tona dhe rolin e tyre për brezat e ardhshëm nëse neglizhojmë të vlerësojmë se ku qëndrojmë në lidhje me kurset fisnike që ata synojnë të ndjekin? Tani mund të shohim fillimin se si mund të duket dhe ndihet kjo.

Kur ishte hera e fundit që keni hyrë në një institucion të udhëhequr nga myslimanët dhe keni ndjerë një hapësirë ​​jetese që ju tërhoqi për shkak të kujdestarëve, udhëheqjes, individëve dhe komunitetit që përbënin pjesët e tij? Ishte ndoshta hera e fundit që ju dhe unë shikonim thellë brenda jetës sonë – intelektin tonë, marrëdhëniet tona, qëllimin tonë, gjendjen tonë shpirtërore, punën tonë, vendimet tona dhe qëllimet tona.
Nëse ne i pastrojmë zemrat tona në atë mënyrë që pluhuri i vendosur nuk pastrohet tërësisht, por mund të bëhet edhe më trashë duke i bërë ato edhe më të errëta. Dhe mbase kjo gjendje individuale dhe kolektive është ajo që pengon arritjen dhe ndikimin e punës sonë të përbashkët në këtë mënyrë, duke rezultuar në perde të rëndë të dritës së institucioneve të drejtuara nga myslimanët. Shënim: Mbajtësit e farit pastrojnë thjerrëzën e fenerit çdo ditë.

Ne duhet të vlerësojmë vazhdimisht vendndodhjet intelektuale, emocionale dhe shpirtërore të gjendjeve tona individuale dhe organizative. Ato nuk janë të dhëna fikse. Përkundrazi, ato janë gjendje kapriçioze që kërkojnë vigjilencë dhe luftë ’. Të qenit i vetëdijshëm për këtë do të na ndihmojë në planifikimin dhe punën tonë organizative.

Afekti Kolektiv
Kur të jemi të përgatitur për të vlerësuar efikasitetin e institucioneve të drejtuara nga myslimanët, me përfshirjen e një forme të vlerësimit shpirtëror, ne do t’i japim vetes një mundësi më të mirë për të përcaktuar se ku, si dhe pse mund të na mungojnë shenjat. Mosefikasiteti dhe mungesa e vëmendjes që kemi në një nivel individual mund t’i përshkojnë marrëdhëniet tona, punën tonë dhe organizatat tona. Si udhëheqës organizativë, ne duhet të vlerësojmë në mënyrë kritike sasinë e dritës që del nga puna jonë për të ndriçuar jetën e njerëzve që u shërbejmë.

Këto vlerësime të brendshme duhet të jenë në formën e diskutimeve aktive dhe të vazhdueshme që ne kemi brenda me ekipet dhe kolegët tanë, dhe veten tonë. Nëse bëhet me maturi dhe sinqeritet, kjo jo vetëm që do të forcojë organizatat tona, por do t’i forcojë ekipet tona dhe me dëshirën e Zotit do të na forcojë edhe ne . Kjo përpjekje kolektive mund të çojë në një efekt kolektiv për ata që u shërbejmë, që i frymëzojmë dhe që i udhëzojmë. Ne – dhe institucionet tona – atëherë mund t’i kthehen shembullit Profetik të të qenit fenerë drite që ndihmojmë veten dhe të tjerët të arrijnë në një gjendje dhe strehë të sigurt, e më të mirë.

Dhe Allahu gjithmonë e di më së miri.

Solli kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit