9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

SHBA-ja heq pauzën për vaksinën Johnson & Johnson

Më të lexuarat

Rregullatori shëndetësor në Shtetet e Bashkuar ka hequr pauzën 11-ditore për vaksinën kundër COVID-19 Johnson & Johnson, por shtoi se do të shtohet një paralajmërim se kjo vaksinë mund të shkaktojë mpiksje të gjakut.

Qendrat për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve më herët kishin miratuar këtë vaksinë për përdorim. Por, 15 persona që e kishin marrë këtë vaksinë, kishin pasur mpiksje serioze të gjakut.

Ky vendim do të thotë se të paktën dhjetë milionë doza të Johnson & Johnson që gjenden në fabrikën e kësaj kompanie në Holandë, do të mund të dërgohen menjëherë në SHBA.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, personat që kishin përjetuar mpiksje të gjakut ishin gra të moshës 50 vjepe.

Po ashtu, gjatë kësaj jave, rregullatori evropian i barnave hoqi kufizimet për këtë vaksinë. Ky institucion tha se edhe Johnson & Johnson, por edhe vaksina e AstraZenecas rrallë shkaktojnë mpiksje të gjakut, por përfitimet nga vaksinat janë më të mëdha se rreziqet.

Vaksina e Johnson & Johnson administrohet përmes një doze të vetme. Para se të pezullohej për përdorim, në SHBA këtë vaksinë e kishin marrë pothuajse tetë milionë persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit