-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dridhet Bitcoin, për më pak se 30 ditë humb 12 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Trazirat në tregun e valutave digjitale kanë çuar Bitcoin në nivelin më të ulët në 1 muaj, duke fshirë 12 miliardë dollarë në vlerën totale të tregut në më pak se 30 ditë.

Çmimi për një Bitcoin ra në 2,272.3 dollarë, niveli më i ulët që prej 15 qershorit, tregojnë të dhënat e CoinDesk.

Pavarësisht se pati një rimëkëmbje të vogël në 2,350 dollarë, kjo shifër është shumë poshtë nivelit më të lartë të të gjitha kohërave prej 3,025 dollarë, që preku më datë 11 qershor. Në këtë periudhë kohore, vlera totale e të gjithë njësive në qarkullim ka rënë me 12.1 miliardë dollarë.

Një tërheqje e madhe po ndodh në botën e valutave digjitale, pas rritjeve gjigante pak muaj më parë. Gjatë muajit Qershor, Bitcoin arriti në një nivel që ishte 6 herë më i madh se ai i fillimi të vitit.

Pavarësisht rënies ditën e mërkurë, Bitcoin është ende 450% sipër nivelit më të ulët të këtij viti.

Analistët e kompanisë së menaxhimit të portofolit BlackRock, kanë paralajmëruar për një flluskë të mundshme, bazuar në grafikët e këtyre valutave.

Valuta tjetër, Ethereum, preku 200 dollarë, në rënie me 50%, nga niveli i Qershorit prej 400 dollarë. Ekspertët thonë se këto luhatje janë normale, ndërkohë që vlera e vërtetë e këtyre aktiveve është ende e panjohur.

Valutat digjitale po bëhen më popullore për shkak se vendet dhe kompanitë po shqyrtojnë me detaje teknologjinë pas tyre, “Blockchain”.

Kontributi më i madh në rritjen e këtij viti të Bitcoin, ishte miratimi nga Japonia si metodë pagese. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit