0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Drejtues myslimanë të ftuar në samitin me Trump

Më të lexuarat

Mbreti Abdallah II i Jordanisë, presidentët algjerian, Abdelaziz Bouteflika dhe nigerian, Mahamadou Issoufou bëjnë pjesë mes shumë presidentëve të ftuar nga mbreti Salmane i Arabisë Saudite për të marrë pjesë në një samit me presidentin amerikan.

“Samiti arabo-islamo-amerikan do të zhvillohet gjatë vizitës së Trump në Arabinë Saudite më 20-21 maj”, sipas zyrtarëve sauditë.

Shpesh i akuzuar për nxitje të islamofobisë, presidenti amerikan do të ketë rastin, gjatë këtij samiti, të saktësojë politikën e tij ndaj botës myslimane.

“Vizita do t’i lërë vend takimeve mes Trumpit dhe drejtuesve të vendeve arabe të Gjirit si dhe takimeve dypalëshe”, theksoi ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al-Jubeir.

“Përveç presidentëve të Jordanisë, Algjerisë dhe Nigerisë, Arabia Saudite ka ftuar në këtë samit drejtuesit e Jemenit, Abd Rabbo Mansour Hadi dhe mbretin Mohammed VI të Marokut”, sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA.

“Liderët turq, pakistanez, irakian dhe tunizian janë ftuar gjithashtu”, theksoi e përditshmja ”Arab News”.

Asnjë zyrtar iranian nuk bën pjesë deri tani mes të ftuarve. Riadi edhe Teherani nuk kanë marrëdhënie diplomatike që prej janarit 2016 në sfondin e rivalitetit mes dy fuqive sunite dhe shiite.

Arabia Saudite do të jetë vendi i parë që viziton presidenti amerikan, Donald Trump që prej betimit në muajin janar.

“Është një mesazh i qartë për botën në lidhje me faktin se SHBA-ja dhe bota arabe myslimane mund të formojnë një partneritet”, deklaroi Jubeir gjatë vizitës së fundit në Uashington, sipas SPA.

“Ne mendojmë se kjo do të rikonfirmojë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe vendeve arabe në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit