Më 04 shkurt 2023, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi dhe mori pjesë në tribunën e organizuar me rastin e themelimit të xhamisë, në Qendrën Islame Shqiptare “Drita” në Mulhouse, të Francës, ku u prit nga kryetari z. Sinan Shala, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.
Drejtori Simnica, në ligjëratën e tij, përshëndeti të pranishmit në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve udhëheqëse të saj dhe në emrin e Myftiut Naim ef. Tërnava. Ai, në ligjëratën e tij, vuri theks të veçantë i kushtoi vlerës së xhamisë në mërgatë, si dhe punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Drejtori Simnica falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.
Në tubim mori pjesë edhe imami Fadil ef. Musliu, imami i xhamisë në Kalstruhe, Gazmend ef. Bajraktari dhe një numër i konsiderueshëm i xhematit.