3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Drejtori Simnica vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Mallmo të Suedisë

Më të lexuarat

Më 21 dhjetor 2022, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Mallmo të Suedisë. Ai u prit në takim nga kryetari i xhamisë z. Roland Vishkurti, njëherësh edhe imam i kësaj xhamie.

Më pas, pas faljes së namazit të drekës, zhvilluan një vizitë objektit të Qendrës. Xhamia Mallmo është xhamia e dytë më e vjetër në Suedi. Është inauguruar më 20 prill 1984 dhe administrohet nga organizata Qendra Islamike. Në këtë objekt, përpos xhamisë, drejtori Simnica i shoqëruar nga bashkatdhetari ynë dhe ish-nxënësi i Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, z. Arsim Cubi, vizituan edhe objektet përcjellëse të qendër, për të cilat tha se ato e bëjnë qendrën më funksionale dhe më të shfrytëzueshme për bashkatdhetarët tanë atje.

Drejtori për Diasporë i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm të tyre për vendlindjen dhe për institucionet tona fetaro-arsimore. Drejtori Simnica e njohu imamin për zhvillimet, të arriturat, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Bashkësia Islame e Kosovës. Në shenjë mirënjohje, drejtori Simnica ia dorëzoi mirënjohjet për ndihmën e ofruar nga qendra për vitra dhe kurbane.

The post Drejtori Simnica vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Mallmo të Suedisë appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit