Drejtori Simnica, vizitoi Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës, në të cilën u prit nga konsulli, z. Vigan Berisha.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth koordinimit të bashkëpunimit ndërmjet qendrave shqiptare dhe Konsullatës, gjithnjë për të mirën e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Zvicër.
Drejtori Simnica me këtë rast përgëzoi z. Berisha për punën që bënë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar kështu edhe më tutje punë të mbarë dhe të suksesshme në krye të Konsullatës.