0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Drejtori Simnica priti në takim Bahri ef. Bojën

Më të lexuarat

Prishtinë, 2 nëntor 2021

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti në takim imamin e Xhamisë Shqiptare në Londër, Bahri ef. Bojën, njëherësh njërin prej themeluesve të kësaj Qendre.

Drejtori Siminca falënderoi z. Bojën dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Në anën tjetër, Bahri ef. Boja shprehu gatishmërinë e tij dhe të Institucionit që ai drejton për shtrirjen edhe më të gjerë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të aktiviteteve me Bashkësinë Islame, respektivisht me Drejtorinë për Diasporë në kuadër të BIK-ut. Ai vlerësoi punën e deritanishme të Bashkësisë Islame, dhe potencoi se për të mirën e të gjithëve, e në veçanti të mërgatës sonë, duhet koordinim i ndërsjellë me Bashkësinë Islame në të gjitha aspektet kontribuuese, kombëtare apo fetare qofshin ato.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit