1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Drejtori Simnica po qëndron në vizitë zyrtare në Dusseldorf

Më të lexuarat

Prishtinë, 27 nëntor 2021

Kjo vizitë u realizua me ftesë të Qendrës Shqiptare në Dusseldorf, nga data 26 nëntor 2021. Kjo vizitë u organizua me rastin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, të udhëhequr nga kryetari Mensur ef. Halili, njëherësh imam i xhamisë në Dusseldorf.

Drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, u mirëprit nga imami i xhamisë në Dusseldorf, i shoqëruar nga kryetari i kësaj qendre dhe një grup i xhematit.

Kjo qendër përpos xhamisë, ka edhe objektet përcjellëse, siç janë këndi për shitjen e librave, mësonjëtorja, bufeja dhe hapësirat të tjera ndihmëse, të cilat e bëjnë qendrën edhe më funksionale dhe më të shfrytëzueshme për bashkatdhetarët tanë. Drejtori Simnica mbajti një ligjëratë në ditën e xhuma, në të cilën fillimisht i uroi dhe i përshëndeti kryesinë dhe imamin e kësaj xhamie për punën dhe aktivitetin e tyre.

“Më lejoni që në emrin tim personal, në emër të Myftiut Tërnava, si dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës t’u uroj dhe t’u përgëzoj për punët dhe aktivitetet madhore që po i bëni në xhaminë tuaj, por kam nderin që t’u uroj e përgëzoj të gjithë shqiptarët kudo që gjenden përvjetorin e ngritjes së Flamurit, shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar, ngjarje kjo që është më e rëndësishëm për popullin tonë.”

Gjatë kësaj vizite, drejtori Simnica mbajti edhe hytben e xhumasë, si dhe i priu namazit të xhumasë.Në mbrëmje, drejtori Simnica me krytarin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani z. Mensur Halili vizituan Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Duseldorf me rastin e dy vjetorit të hapjes së saj dhe manifestimit të organizuar me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ditës së flamurit, shpalljes së Pavarësisë të Shqiprisë, në të cilën u pritën nga konsulli z. Arjan Kashtanjeva dhe stafi i tij.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit