12.7 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Drejtori Simnica mori pjesë në përurimin e xhamisë shqiptare “Abdush Qizmolli e V” në Zulpich të Gjermanisë

Më të lexuarat

Drejtori Simnica mori pjesë në përurimin e xhamisë shqiptare “Abdush Qizmolli e V” në Zulpich të Gjermanisë

 

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga imami i xhamisë Mati 1, Fadil ef. Musliu, morën pjesë në manifestimin qendror me rastin e përurimit të xhamisë shqiptare “Abdush Qizmolli e V” në Zulpich të Gjermanisë.
Në këtë eveniment, përpos një numri të madh besimtarësh nga Gjermania e më gjerë, morën pjesë edhe imamë dhe anëtarët të Kryesive të qendrave përreth.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori Simnica, uroi dhe përgëzoi të gjithë kontribuuesit për ndërtimin e kësaj xhamie, e në mënyrë të veçantë falënderoi familjen e Abdulla Qizmollit, për dhurimin e objektit për xhami, duke falënderuar kështu kryetarin e Xhamisë Abdulla Qizmollin, imamin, Kryesinë dhe xhematin e kësaj xhamie për angazhimin dhe të arriturat e tyre në këtë periudhë të shkurtër.
“Kjo xhami nuk është thjesht një ndërtesë me mure dhe kube, por një vend i shenjtë ku besimtarët do të gjejnë paqe shpirtërore, do të forcojnë lidhjen e tyre me Zotin dhe do të zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me njëri-tjetrin. Në këtë hapësirë të bekuar, do të bashkohemi për të falur namazin, për të ndarë mësimet e fesë sonë dhe për të rritur vlerat e moralit dhe të drejtësisë. Kjo xhami është gjithashtu një simbol i përkushtimit dhe sakrificës së komunitetit tonë” – tha ndër të tjera drejtori Simnica.
Ai shfrytëzoi rastin që t’i uroi besimtarët për Natën e Israsë dhe Miraxhit.
Me këtë rast, drejtori Simnica, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, për kontributin dhe angazhimin e dhënë me rastin e ndërtimit të kësaj xhamie, i dorëzoi një mirënjohje Kryesisë së xhamisë “Abdush Qizmolli e V” në Zulpich të Gjermanisë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit