0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Drejtori Simnica mori pjesë në përurimin e xhamisë së re në Herzogenbuchsee të Zvicrës

Më të lexuarat

Drejtori Simnica mori pjesë në përurimin e xhamisë së re në Herzogenbuchsee të Zvicrës

 

Me këndim të tekbireve dhe salvateve, në Herzogenbuchsee të Zvicrës, sot, me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve, u përurua xhamia e re “Darul Erkam”. 
Në këtë ceremoni, prezent qe edhe drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i cili para të pranishmëve përcolli përshëndetjet e Myftiut Naim ef. Tërnava dhe të Kryesisë së BIK-ut, duke i uruar për hapjen e kësaj xhamie. 
Më pas drejtori Simnica u fokusua në rolin që ka xhamia në forcimin e lidhjeve të besimtarëve me Zotin dhe të zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet njëri-tjetrit. 
“Kjo xhami nuk është thjesht një ndërtesë me mure e kube, por një vend i shenjtë, ku do të bashkohemi për namaz, por edhe për t’i ndarë mësimet e fesë dhe për t’i rritur vlerat e moralit dhe të drejtësisë. Xhamia gjithashtu është një simbol i përkushtimit dhe sakrificës së komunitetit tonë, e cila dëshmon forcën, unitetin dhe përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat tanë të ardhshëm” – tha ndër të tjera drejtori Simnica. 
Në fund, drejtori Simnica, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ndau një mirënjohje për xhaminë “Darul Erkam”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit