1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Drejtori Simnica, mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e përurimit të xhamisë shqiptare “Winti” në Winterthur të Zvicrës

Më të lexuarat

Drejtori Simnica, mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e përurimit të xhamisë shqiptare “Winti” në Winterthur të Zvicrës

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin qendror me rastin e përurimit të xhamisë shqiptare “Winti” në Winterthur të Zvicrës.
Në këtë manifestim, përpos besimtarëve të shumtë, morën pjesë edhe përfaqësuesit komunal dhe fetar të Winterthurit, si dhe përfaqësues nga bashkësitë fetare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori Simnica, uroi dhe përgëzoi të gjithë kontribuuesit për ndërtimin e kësaj xhamie, duke ua kujtuar atyre se kjo xhami është një vend i shenjtë, ku besimtarët tanë do ta gjejnë paqen shpirtërore. 
“Kjo xhami nuk është thjesht një ndërtesë me mure dhe kube, por një vend i shenjtë ku besimtarët do të gjejnë paqe shpirtërore, do të forcojnë lidhjen e tyre me Zotin dhe do të zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me njëri-tjetrin. Në këtë hapësirë të bekuar, do të bashkohemi për të falur namazin, për të ndarë mësimet e fesë sonë dhe për të rritur vlerat e moralit dhe të drejtësisë. Kjo xhami është gjithashtu një simbol i përkushtimit dhe sakrificës së komunitetit tonë. Ajo është ndërtuar me kontributin e përbashkët të të gjithë atyre që kanë ofruar kohën, pasurinë dhe energjinë e tyre për të realizuar këtë projekt. Kjo dëshmon për unitetin dhe forcën tonë, përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm” – tha ndër të tjera drejtori Simnica.
Me këtë rast, drejtori Simnica, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, i dorëzoi një mirënjohje Kryesisë së xhamisë “Winti” në Winterthur të Zvicrës për kontributin dhe angazhimin e dhënë me rastin e ndërtimit të kësaj xhamie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit