-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Drejtori Kadriu harron se kur fillon stina e dimrit (?!)

Më të lexuarat

Drejtori i ndërmarrjes publike “Makedonija pat”, një javë para vitit të ri ka shpallur tender për të pastruar rrugët e Maqedonisë nga bora. Skandali edhe më tepër rritet kur tenderi është publikuar më 24 dhjetor të vitit që lam pas, duke pasur parasysh se ky muaj i takon dimrit dhe paraprakisht drejtori Kadriu është dashur që me kohë të shpallë tender dhe të furnizojë ndërmarrjen e tij që të jetë e pregaditur për sezonin e dimrit.

Por Kadriu këtë punë e ka lënë që ta mbarojë në mes të dimrit dhe tenderin e ka shpallur me 24 dhjetor të vitit 2015, i cili është i hapur deri më 11 janar të vitit 2016.

Tenderi është shpallur në gazetën zyrtare me numër 225. Ndryshe blerja e rërës për mirmbajtjen e rrugëve në kohën e dimrit zakonisht duhet të bëhet në verë, por Kadriu këtë e bën në dimer.

Nga ana tjetër për shkak të borës së djeshme në qytetet e Maqedonisë perendimore, në Tetovë dhe Gostivar ndodhën një numër i madhë i aksidenteve, për shkak se ndërmarrja publike e udhëhequr nga Gajur Kadriu ishte e papërgaditur për dimrin dhe u befasua nga bora.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit