Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se në kuadër të dialogut me delegacionin e Kosovës të zhvilluar të mërkurën (7 korrik) në Bruksel e ka ngritur edhe çështjen e Dragica Gashiqit, serbes nga Gjakova, e cila u kthye për të jetuar në këtë qytet, mirëpo u përball me një sërë kundërshtimesh nga komuniteti shqiptar si dhe një padie të ushtruar ndaj saj nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti.
“Ngritëm çështjen e Dragica Gashiqit, gruas në Gjakovë ndaj të cilës është ngritur padi për ta dëbuar nga banesa e saj në Gjakovë. Pse? Vetëm pse është gruaja e parë që është kthyer në Gjakovë. I thash zotit Bislimi se a dëshironi një Gjakovë njëetnike si shumë qytete tjera që nuk kanë më serbë. Ato janë qytete njëentike, ndërsa nuk dëshironi të themeloni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për të cilën ju thoni se është koncept një etnik”, tha Petroviq në përfundim të bisedimeve mes dyja delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Petroviq tha se nuk ka marrë përgjigje për asnjë nga çështjet e ngritura. Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Në vitin 2015, sërish është arritur një marrëveshje shtesë lidhur me formimin e Asociacionin, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vlerësuar që shumë pika të kësaj marrëveshje nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë asociacion me bazë një etnike.
Rasti Gashiq