1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Drejtori i ri i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA) që është nën Bankën Islame për Zhvillim, viziton KMSH-në

Më të lexuarat

Drejtori i ri i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA), z. Amel Kovačević, ishte për një vizitë kortezie në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga kreu i KMSH-së, H. Bujar Spahiu.
Pasi e njohu z. Kovačević me veprimtarinë e KMSH- së, Kryetari Spahiu i shprehu atij urimet për detyrën e re dhe vullnetin për të intensifikuar marrdhëniet ndërinstitucionale në drejtimet me interes të përbashkët.
Kovačević në vitet e fundit ka gërshetuar një karrierë në sektorin bankar me detyra politike dhe diplomatike. Para se të merrte drejtimin e UBA, ai ka qenë ministër i Financave i Kantonit të Sarajevës, ndërsa në periudhën 2010-2013, ka mbajtur detyrën e Ambasadorit të Bosnjës në Kinë dhe Mongoli.

UBA kontrollohet në masën 72.2% nga Banka Islamike për Zhvillim dhe operon mbi parimet e bankingut islamik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit