13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Drejtori i porsaemëruar i AKI-së ishte nën akuzë

Më të lexuarat

Ndaj drejtorit të porsaemëruar të AKI-së, Driton Gashi, ka pasur një aktakuzë për keqpërdorim të pozitës.

Burimet të gazetës “Koha Ditore” kanë thënë se ndaj shefit të porsaemëruar të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, ekzistonte një aktakuzë, për të cilën hoqi dorë prokurori pak ditë para emërimit të tij si shef i AKI-së.

Udhëheqësi i një prej divizioneve në MPB, Luan Ismajli, kishte bërë një kallëzim penal ndaj Driton Gashit, për keqpërdorim detyre.

Luan Ismajli në shkurt të vitit 2015 i kishte dërguar një shkresë ministrit Skënder Hyseni, në të cilën i kishte sqaruar se Gashi, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i MPB-së, kishte dërguar Ismajlin në Komision Disiplinor si shenjë hakmarrje për kallëzimin penal për keqpërdorim detyre.

Ismajli në vitin 2015 kishte kërkuar veprime nga ministri Hyseni për rastin me Gashin, në të kundërtën kishte paralajmëruar ndjekjen e të gjitha hapave ligjor për realizimin e të drejtave që i takonin.

Pas dyshimeve se Driton Gashi kishte shkelur autorizimet ligjore nga pozita e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshmem duke ia ulur pozitën Luan Ismajlit, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë në maj të vitit 2016 kishte ngritur aktakuzë ndaj tij. Sipas aktakuzës, Luan Ismajli pretendon se ai ishte degraduar në pozitë pasi i pandehuri, Driton Gashi, e konsideronte kundërkandidat të tij politik.

Ndërkohë Luan Ismajli ishte kthyer në pozitën e tij, por Gjykata kishte gjetur se i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare duke i ka tejkaluar kompetencat që me dashje ta dëmtojë zyrtarin e MPB-së lidhur me punësimin, thuhet në aktakuzë.

Seanca e parë gjyqësore ishte caktuar të mbahej në dhjetorin e vitit 2016, por në këtë seancë nuk kishin shkuar as gjykatësi, as i akuzuari, Driton Gashi.

Burimet e “Kohës Ditore” marrin vesh se në muajin shkurt, në prag të bërjes publike të emërimit të tij si drejtor i AKI-së, prokurori kishte hequr dorë nga aktakuza ndaj tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit