1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Drejtori i Google-s: Duhet t’i mbështesim muslimanët

Më të lexuarat

Indiani Sundar Pichai, i cili momentalisht kryen një nga funksionet më të rëndësishme në Google, atë të drejtorit gjeneral, në një letër publike shpalosi atë që mendon rreth deklaratës së Donald Trump.

Tramp-it, i cili tha se muslimanëve duhet t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pichai iu përgjigj me një letër të titulluar: “Mos të lejojmë që frika të triumfon mbi vlerat tona.” Pichait i takon të flas për këtë temë kontroverse dhe të nxehtë, për shkak se ai vetë, 22 vjet më parë erdhi në SHBA nga India, duke arritur ngritje klasike të kategorisë “ëndrra amerikane”, dhe duke u bërë një nga njerëzit më të fuqishëm në një nga kompanitë më të fuqishme të IT në botë .

“Mendja e hapur, toleranca dhe pranimi i amerikanëve të rinj, këto janë përparësitë më të mëdha të këtij vendi të bukur”, shkroi Pichai ndër të tjera.

“Që kur kam ardhur këtu, madje që nga kampusi universitar, e deri më sot takoj njerëz të ndryshëm. Një diversitet të shkëlqyeshëm të racave dhe kulturave, ku secili nga këta njerëz, përfshirë edhe mua, ka një zë, një vizion, perspektivë dhe një histori të ndryshme për të treguar … Pikërisht ky diversitet na çon të gjithë neve drejt rezultateve më të mira në këtë vend, prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Isha duke menduar se a duhet ta shkruaj këtë letër apo jo. Vendosa ta shkruaj, sepse intoleranca është bërë më e fortë. Ne duhet të mbështesim muslimanët, por edhe të gjithë të tjerët, jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën”, tha CEO i Google-s në letrën e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit