0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Drejtësia belge: “Stop Islamizimit”, jo racist!

Më të lexuarat

Një gjykatë belge vendosi se slogani “Stop islamizimit” i shtypur në pankarta dhe fletëpalosje nuk është racist dhe se ai vetëm “shpreh një opinion”, njoftuan mediat lokale.

Gjykata e apelit në qytetin belg të Antwerpen vendosi se slogani “Stop islamizimit” i përdorur nga Voorpost, një organizatë satelitore e partisë së djathtë ekstreme Vlaams Belang (Interesi Flaman) nuk është raciste pasi motivimi i racizmit dhe ksenofobisë nuk mund të përcaktohet qartë, raporton Brussels Times.

Vendimi anuloi një vendim të gjykatës më të ulët të majit të kaluar që vendosi gjashtë muaj burg dhe gjobë ndaj aktivistëve për paraqitjen e një “imazhi të frikshëm” dhe “nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit” kundër komunitetit mysliman duke mbajtur flamurin dhe duke u dorëzuar fletëpalosje njerëzve në qytetin Mechelen.

Në një pankartë me fjalët “Stop islamizimit”, paraqiteshin disa gra me burka ose nikabe.Sipas gjykatës, ky kombinim kishte shkuar shumë larg. Anëtarë të ndryshëm të parlamentit nga partia Vlaams Belang protestuan kundër vendimit në Mechelen.

Sipas gjykatës penale në Mechelen në maj të vitit të kaluar, banderola shkoi shumë larg. “Duke pasur shenja dhe pankarta të tilla, të akuzuarit synojnë të ngjallin frikë dhe të krijojnë urrejtje në shoqëri duke i bindur kalimtarët për idenë se ndoshta në të ardhmen, Islami do të mbizotërojë rajonin Flanders”, thuhej në vendim.

Tom Van Grieken, udhëheqësi i Vlaams Belang, e përshëndeti vendimin e ri si një “fitore të fjalës së lirë”.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër emigracionit dhe islamizimit. Sepse ndalimi i islamizimit nuk është i njëjtë me racizmin”, tha ai.

Vendimi mund të ketë pasoja të rënda për praktikën gjyqësore belge, paralajmëruan mbrojtësit e të drejtave të njeriut. /Tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit