Mëngjesi i sotëm në pikat kufitare të Shqipërisë ka nisur me fluks te lartë të qytetarëve nga Kosova.
Janë familjarë, grupe miqsh drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar këtë fundjavë.
Për disa prej qytetarëve është edhe periudhë pushimesh ne det.
Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.
Vetëm sot llogariten të kenë hyre më shume se 6,300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë. /abcnews.al/