Miratim në dy parlamente i protokollit për Suedi-Finlandën në Aleancë
Parlamenti i Malit të Zi ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Për konfirmimin e protokollit për pranimin e Finlandës votuan 55 përfaqësues, ndërsa për konfirmimin e protokollit për pranimin e Suedisë votuan 57 përfaqësues.
Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO,.
Më parë, ishte qeveria e Malit të Zi që miratoi protokollin e lartpërmendur.
Për konfirmimin e protokollit për pranimin e Finlandës votuan 55 deputetë, tre ishin kundër dhe 11 abstenuan. Për konfirmimin e protokollit për pranimin e Suedisë votuan 57 deputetë, dy ishin kundër dhe 11 abstenuan.
Veto turke
Dhe ndërsa parlamentet e shteteve anëtare konfirmojnë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, zyrtarët turq do të takohen me homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia në gusht për të vlerësuar përparimin e vendeve në përmbushjen e kërkesave të Ankarasë si pjesë e një marrëveshjeje për heqjen e vetos në ofertën e tyre për anëtarësim.
Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për anëtarësim në NATO në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, por janë përballur me kundërshtimin e Turqisë, e cila i ka akuzuar për mbështetje të grupeve që Ankaraja i konsideron terroriste.
Në samitin e NATO-s të muajit të kaluar në Madrid, këto tre vende nënshkruan një marrëveshje për heqjen e vetos së Ankarasë, në këmbim të një premtimi për të luftuar terrorizmin dhe për të ndaluar eksportet e armëve në Turqi. /tesheshi.com/