0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Drama njerëzore në Madaya e cila ndodhet nën rrethim

Më të lexuarat

Dentisti Muhammed Hajr, i cili është larguar nga lufta e brendshme në Siri duke theksuar se regjimi i Asadit dhe grupi Hizbullah kanë rrethuar rajonin Madaja me tela me gjemba dhe me mina, tha se “Njerëzit në Madaja, pasi i ziejnë dy herë gjethet e verdha të rrushit, i aromatizojnë me kripë dhe erëza të ndryshme dhe më pas ushqehen me to” raporton Anadolu Agency (AA).

Hajr nga rajoni Zebedani i Damaskut dhe anëtar i Këshillit të mjekëve lokalë ka mbërritur në Stamboll duke u larguar një muaj më parë nga rajoni Madaja dhe ka shpjeguar për gazetarin e AA dramën njerëzore në këtë vend.

Hajr duke theksuar se forcat e regjimit sirian dhe të grupit Hizbullah me qendër në Liban kanë rrethuar zonën Madaja, vend ky i cili ndodhet në veriperëndim të Damaskut, është shprehur: “Situata është shumë kritike. Muaj më parë kur nisën operacionet ndaj rajonit Zebedani në veriperëndim të Damaskut, gratë dhe fëmijët u drëguan në zonën Madaja. Pas 10 ditësh forcat e regjimi i bllokuan ato në këtë zonë dhe më pas preu edhe rrugët e ndihmave, duke penguar hyrjen e produkteve ushqimore. Në këtë zonë nuk futet asnjë kothere bukë dhe asnjë gjë për tu ushqyer. Gjithashtu sulmet ndaj Zebedani-t rritën edhe më tej rrethimin aty”.

“Regjimi sirian sëbashku me Hizbullah-un rrethuan plotësisht zonën me tela në lartësinë 2 metra duke e izoluar tërësisht. Për të mos lejuar hyrjet dhe daljet vendosën mina kudo. Njerëzit nisën të kërkojnë ushqim të uritur dhe të pashpresë. Kemi qenë dëshmitarë në rastet kur fëmijët humbisnin jetën dhe plagoseshin pasi dilnin jashtë për të mbledhur barishte. Unë edhe pse jam dentist në disa raste kam qenë i detyruar të kryej ndërhyrje Amputacioni në këmbë” ka shtuar më tej Hajr.

Hajr ndër të tjera ka vënë në dukje se “Njrëzit kanë ngrënë gjethet e verdha të rrushit pasi i kanë zier dy herë dhe i kanë aromatizuar ato me kripë dhe erëza të ndryshme. Qumështi për fëmijët është i pamundur të gjendet, ai nuk gjendet as në treg dhe madje as tek nënat. Edhe në qoftë se arrihet të gjindet është më i shtrenjtë se ari”.

Hajr më tej vazhdon: “Vajta në Madaja si një person për të marrë pjesë në takimet për të përshpejtuar procesin e negociatave. Gratë pasi dëgjuan se do të kishte armëpushime mes rajoneve të veriut dhe të jugut në vend u gëzuan jashtëmase, por pavarsisht kësaj rretthimi vazhdoi dhe bashkë me këtë u rritën çmimet ku dhe produktet ushqimore nëpër shtëpia dhe tregje u konsumuan, mbauran”.

– “Kombet e Bashkuara nuk po veprojnë”

Duke vënë në dukje se Madaja dhe Bakkin janë dy zona ngjitur me njëra tjetrën Hajr ka theksuar se “Në bulevardin kryesor ku ndodhej tregu në mes të Madaja-s para ngjarjeve në këtë treg gjedej çdo gjë e nevojshme, ndërsa tani ky është një treg ku shiten shpirtrat tek Allahu, një treg ku njerëzit në sy të gjithë botës po vdesin nga uria dhe ku Kombet e Bashkaura nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit