Israa Jaabis | E burgosura palestineze shkruan në letrën e saj se ka nevojë për kujdes të posaçëm dhe ndihmë mjekësore, por është lënë pas dore nga autoritetet izraelite.
Palestinezja Israa Jaabis, 33 vjeç, ka pësuar djegie në 60% të trupit nga shpërthimi i bombolës në makinën e saj teksa kthehej në Eriha nga Beit Hanina e Jerusalemit Lindor, ku ndiqte kursin e vitit të dytë në shkollën e lartë për rehabilitim. Në këtë shpërthim aksidental të datës 11 qershor 2015, një ushtar izraelit mori plagë të lehta, por autoritetet izraelite e akuzuan gruan e re palestineze për sulm kundër postbllokut ushtarak. E martuar dhe nënë me një fëmijë, Jaabis u dënua më 7 nëntor 2016 me 11 vjet heqje lirie dhe 20.000 shekelë (rreth 5.200 dollarë) dëmshpërblim për ushtarin e plagosur izraelit. Jaabis e pa djalin e saj, Mutasim, vetëm 1 vit e 4 muaj pasi ishte arrestuar; më pas nuk iu lejua më kurrë.