-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Dragoi i Bardhë”: tmerr-mrekullia e re e Vietnamit

Më të lexuarat

Pamje: një urë xhami për ata që s’e njohin frikën

Në Vietnam u hap me ceremoni një destinacion i ri turistik, urë për këmbësorë me fund xhami në një lartësi prej 150 metrash, 632 metra e gjatë, një nga më të gjatat në botë.

Ura e Bach Long, që përkthehet në “Dragoi i Bardhë”, ndodhet në provincën Son La, në veriperëndim të kryeqytetit Hanoi dhe kufizohet me Laosin.

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, ura më e gjatë prej xhami në botë është një strukturë në Guangdong të Kinës, 526 metra e gjatë. Shoqata Botërore e Rekordeve, gjithashtu një organ certifikues rekordesh, e quan urën vietnameze dypjesëshe më të gjatë në botë me 632 metra.

E veçanta është se gjatësia e saj midis dy majave në të dy anët e grykës është 290 metra, dhe ka 342 metra shtigje shtesë në shkëmbinjtë.

“Projekti inxhinierik kërkonte që një pjesë e urës të vendosej në shkëmbinj për të mbrojtur natyrën, pemët dhe shkëmbinjtë, ishte një projekt i mahnitshëm,” tha Glen Pollard, një përfaqësues i Librit të Rekordeve Botërore Guinness i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes.

“Nuk guxova të shikoja poshtë sepse kam frikë nga lartësitë,” tha vizitori Vi Thi Thu, 22 vjeç, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së urës të shtunën.

Xhami i përforcuar i përdorur për ndërtimin e urës ka tre shtresa, secila 40 milimetra e trashë dhe ura mund të mbajë deri në 450 njerëz në të njëjtën kohë.

Kjo është ura e tretë prej xhami që ndërtohet në Vietnamin juglindor në vitet e fundit. Qarku Moc Chau, i vendosur rreth 200 kilometra në perëndim të Hanoit, krenohet me pllaja të mëdha malore dhe është një nga destinacionet turistike më të njohura të Vietnamit, i njohur për pyjet me pisha, shpellat e lakuriqëve të natës, ujëvarat, liqenet dhe plantacionet kodrinore të çajit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit