0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Draghi: Sa më shpejt negociatat me Shkupin e Tiranën

Më të lexuarat

Mesazhet në PE plot “emergjencë gjeostrategjike”

Kryeministri italian Mario Draghi kërkoi që negociatat zyrtare të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian të fillojnë “menjëherë”, me një kërkesë të njëkohshme për “përshpejtimin” e negociatave me Serbi-Malin e Zi, raporton AFP.

“Në një kohë kur BE-ja ka forcuar unitetin dhe ka mbështetur Ukrainën në luftën kundër ofensivës ruse, integrimi i plotë i vendeve me aspirata evropiane nuk është një kërcënim për projektin evropian, por pjesë e realizimit të tij”, tha Draghi në një fjalim në Parlamentin Evropian.

Ai tha se Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në mars 2020.

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë shpresojnë të hapin bisedimet e pranimit në qershor ose korrik.

“Ne duam t’i japim një shtysë të re negociatave me Serbi-Malin e Zi dhe të tregojmë më shumë vëmendje ndaj aspiratave legjitime të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës,” tha Draghi.

Ai shtoi se mbështet hyrjen e të gjitha këtyre vendeve në BE dhe se dëshiron gjithashtu anëtarësimin e Ukrainës.

“Ne duhet të ndjekim procesin e pranimit që kemi krijuar, por gjithashtu duhet të veprojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Draghi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit