2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Drafti i BE-së për Asociacionin, Konjufca: Është në përputhje me Kushtetutën

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se drafti i Bashkimit Evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, nëse do të ketë draft për Asociacionin ai do të propozohet nga Kosova, ndërsa ka shtuar se për këtë çështje nuk duhet të negociohet me Serbinë.

Këtë deklaratë Konjufca e ka dhënë të mërkurën para mediave, pak pasi Qeveria njoftoi se është dakorduar që “plani i ri” i propozuar nga pesë diplomatët perëndimorë për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, krahas drafit për “zbatimin e nenit 7”, siç e quan Qeveria, e që BE-ja të martën e ka identifikuar si “propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, të jetë bazë për diskutimet e ardhshme.

“Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i Asociacionit, ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë. Nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës, por jo edhe nga Serbia”, ka thënë kryeparlamentari.

Ai ka shtuar se nuk e di pse janë ftuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të enjten në Bruksel.

“Nuk e di edhe pse është thirrur ky takim në Bruksel. Ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor. Ne jemi duke u përgatitur si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të ardhshme të mundshme”, ka shtuar Konjufca. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit