-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Dr. Mustafa Bajrami: Gjergj Dedaj, ose respektoje vendin e punës e mos i sill dëme shtetit, ose shko në shtëpi e merru me punë të tjera!

Më të lexuarat

Ka reaguar ashpër Dr. Mustafa Bajrami ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të pamatura të zëvendësministrit Dedaj. Në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se tre muaj më parë ka porositur qeverinë e vendit të distancohet nga qëndrimet e pamatura të Gjergj Dedaj. Ai ka thënë gjithashtu se Dedaj paskësh kërkuar në një vend mik që t’i ndihmohet Kosovës nga Turqia. Këtë kërkesë të tij, Dedaj e paskësh shkruar në llogarinë e tij në FB.

Dr. Bajrami ka thënë se të barazohet sot Turqia me Serbinë, jo që nuk është diplomaci e qëlluar, por është qëndrim mase i dëmshëm për Kosovën. Në fund, Dr. Bajrami ka ironizuar me Dedajn dhe i ka thënë se nëse nuk e qon mirë me ministrin e jashtëm, z. Pacolli dhe nëse nuk i pëlqen ajo që bënë diplomacia kosovare karshi disa vendeve mike të Kosovës, atëherë le ta krijojë Dedaj një qeveri të veten, po mujti, dhe le të bëjë çka i dëshiron zemra!

Më poshtë e gjeni postimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Gjergj Dedaj i ka hypë atit prap!

Ai është duke punuar ta dëmtojë interesin e Kosovës. Para tre muajve në Klan Kosova kisha thënë se qeveria e Kosovës bënë mirë (duhet) të distancohet nga prononcimet dhe veprimet e tij. Siç ka shkruar vetë në FB, ai, përveç tjerash, në një takim në një vend mik të Kosovës ka kërkuar të ndihmohet dhe të mbrohet Kosova nga Turqia. Nuk di si e çka është duke menduar Gjergj Dedaj, por, gjithësesi, mirë bëri sot kryeministri i Kosovës që u distancua nga qëndrimet e tij. Dhe, pa marrë parasyshë se çka i vlon në bark Gjergj Dedajt, Kosova i ka bijtë e saj që i dalin në ndihmë vendit, do t’i ketë përgjithmonë,

Të barazohet sot Turqia me Serbinë, jo që nuk është punë e mençur, jo që nuk përkon me realitetin historik, por është nonsens dhe budallaki diplomatike.

Nëse ai nuk pajtohet e nuk flet me ministrin e tij, siç edhe ka thënë në televizion, si ndihmesë shoqërore n’atë kaçikun tim unë atij i propozoj një zgjidhje; ose të themelojë një qeveri n’vete e të bëjë çka i do shpirti (n’mujtë), ose të shkojë në shtëpi e të mirret me punë tjera, e, ose, detyrimisht, t’i përmbahet politikës, ligjit dhe protokollit të shtetit. Ky shtet ka president e ka edhe kryeministër.

Ma tepër e ma mirë s’di çka e mësoj Gjergj Dedajn…!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit