1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“Dosja e shefave”, Vetëvendosje kërkon hetime edhe ndaj Thaçit e Veselit

Më të lexuarat

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që t’i zgjerojë hetimet edhe ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kërkesa për zgjerim të hetimeve është bërë vetëm një ditë pasi Prokuroria e Shtetit nisi hetimet ndaj Adem Grabovcit, protagonisti kryesor i bisedave të përgjuara, të cilat po publikohen nga portali “Insajderi”.

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se përgjimet dëshmojnë për një rrjet të organizuar kriminal.
“Këtu qartazi kemi të bëjmë me një skemë të organizuar, me një rrjet të organizuar dhe pjesëmarrje në një rrjet të organizuar të krimit. Në këtë krim të organizuar qartazi vërehet nga përgjimet që Adem Grabovci është personi kryesor ekzekutiv, por jo edhe urdhërdhënës. Drejtues dhe udhëheqës të këtij grupi kriminal qartazi janë Kadri Veseli e Hashim Thaçi”, ka thënë Ymeri.
Nëse Veseli e Thaçi nuk përfshihen në hetim, Ymeri ka thënë se nuk do të ketë drejtësi, pasi hetimi do të jetë i mangët.

Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se hetimi që është nisur nga Prokuroria është rezultat i presionit qytetar, i protestave dhe debatit që është zhvilluar tash e një muaj në gjithë Kosovën.

Kurse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se fillimi i hetimeve me pesë vjet vonesë ngrit dyshime se hetimet mund të jenë penguar. Njëjtë, sipas tij, mund të jenë duke u penguar edhe shumë hetime të tjera.

Ai u ka bërë thirrjeve qytetarëve që të mos i ndalin protestat pasi është mënyra e vetme që hetimet e shumta që kanë nisur tash e një kohë të gjatë të finalizohen me aktakuza.

“Duke e ditur që kanë filluar shumë hetime më herët dhe nuk kanë përfunduar, i ftojmë qytetarët që të shtojnë presionin e të bëjnë pyetje në mënyrë që këto hetime të finalizohen me aktakuza”, ka thënë Ahmeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit