-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dosja e Shefave: Kush është njeriu më i fortë në Pejë, sipas Xhevat Grabovcit? (Video)

Më të lexuarat

Një telefonatë kishte mjaftuar që Salih Mekaj të emërohej në krye të Gjykatës së Apelit. Xhevat Grabovci, kushëriri i Adem Grabovci, ka ndërmjetësuar që Mekaj të zgjidhet kryetar i Gjykatës më të madhe në Kosovë. Xhevati i kishte garantuar Adem Grabovcit, se Mekaj është shumë i fortë dhe se e kishte garantuar se e ka “provuar se çfarë burri është”. Ndërkohë, Idriz Ibraj kishte intervenuar që Hasan Sadiku të bëhej anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Insajderi sjell dy biseda telefonike që dëshmojnë ndikimin që ka PDK-ja dhe Adem Grabovci në gjyqësor.

Një njeri që kurrë nuk i është dëgjuar emri në publik, ka qenë faktori kyç për ta sjellë Sali Mekajn, në krye të Gjykatës më të madhe të Kosovë.

Xhevat Grabovci, ka ndërmjetësuar tek kushëriri i tij, Adem Grabovci që është shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që Salih Mekaj të zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit.
Të dy grabovcët janë zbuluar nga një përgjim i fundvitit 2011, duke komunikuar që Mekaj të bëhet kryetar.

Garancitë se kryetari është njëri i fortë dhe i duhur i ka dhënë, Xhevat Grabovci. Ai zotohet se e ka provuar se çfarë burri është Salih Mekaj, i cili është i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe marrje të ryshfetit në tentativë.

Mekaj, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kishte provuar ta nxirrte prej burgu një vrasës në këmbim të 20 mijë eurove dhe favoreve seksuale me gruan e këtij vrasësi.

Po ashtu, ai akuzohet edhe për ndërmjetësim në biznesin e fajdeve për një të afërm të tij.
Mekaj ka qëndruar një kohë në paraburgim. Ai është i suspenduar nga pozita e kryetarit të Gjykatës si dhe nga pozita e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Xhevat Grabovci i telefonon Adem Grabovcit. Pasi e pyet se si është dhe si po i shkojnë punët, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së e pyet se a me “shty Mekajn për kryetar”.

“Hiç, hiç me t’vjetra, që n’Parlament jom qitu. Çka me ba, çka me ba me Salihun a me shti a jo”, e pyet Adem Grabovci, kushëririn e tij, Xhevatin.

“Me shti more, qysh mos me shti”, përgjigjet Xhevati teksa merr premtimin se kjo është pune e kryer, ani se kishte edhe kandidat tjerë për këtë postë në sistemin e drejtësisë.

“Po ata e ki njerin ma t’fortin n’Pejë”, garanton Xhevati.

“Jo… s’ma mush diqysh synin”, ironizon Adem Grabovci duke qeshur.

“O vallain ma t’fortë, ma t’fortë, ma t’pregaditun për juridik e ma.. ma trim nana s’e bon”, insiston Xhevati, duke sqaruar se e ka provuar vetë se çfarë burri është Mekaj.

“Hajt e kryme osht”, përgjigjet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Se e kom provu unë kta”, vazhdon Xhevati.

“E kryme osht”, garanton serisht Adem Grabovci.

“Ani faleminders. Unë u tuta mos pate naj farë problemi n’Kuvend”, shpreh shqetësimin, Xhevati.

“Jo, jo, jo për qita, për qita veç… okej, e kryme osht”, garanton prapë Grabovci.

“Hajde hajde, faleminers shumë”, thotë Xehavti duke e ftuar kushëririn e tij me ndikim për një ndejë festive në Pejë.

“Së kenë do tjerë e, tu… kem t’u diskutu…”, vazhdon Adem Grabovci.

I kontaktuar nga Insajderi, Xhevat Grabovci nuk ka pranuar të flas për këtë çështje, duke mohuar se ka dorë në zgjedhjen e Mekajt, kryetar. Ka mohuar po ashtu se e njihet me Salih Mekajn.

“Po çfarë more, kurrë n’jetë”, ka thënë ai. “Po jo bre çfarë. Kurrë hiq, as mos um hajde kurrë hiç”, ka thënë ai, duke porositur që të mos kontaktohet më dhe të mos merret Insajderi më të.

“Unë e kom jetën teme, ti e ki tanen edhe kurrë mos um thirr ma. Se njoh as s’di gja, edhe se njoh”.

Përveç këtij rasti, për të ndikuar në emërimin e njerëzve në sistemin gjyqësor tek Grabovci kishte lobuar edhe Idriz Ibraj. Ai kishte kërkuar që gjyqtari i Gjykatës Komunale të Pejës, Hasan Sadiku, të bëhej anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Grabovci i kishte premtuar Ibrajt se do ta bënte një gjë ët tillë. Por, Sadiku nuk është bërë anëtar i KGJK-së. Arsyet për këtë nuk dihen.

“Ani ani, a bon, a bon, me ta dhanë veç ni porosi t’vogël, nëse munesh pa telashe me kry”, e pyet Ibraj Grabovcin.

“E pash n’gazetë qaty, për ni anëtar t’Këshillit gjyqësor, … prej Dukagjini… N’gazetë ish kanë, n’Kosova Sot. Ish Sali Meka edhe … a ish ba Hasanin me shti qatu”, e pyet Ibraj Grabovcin?

“E kishin propozu, ish n’gazetë t’sodit, n’Kosovë… n’Kosova Sot. Ish propozu Sali Mekaj prej Dukagjinit edhe prej Gjyaktës t’Qarkut se po u dufke me kanë ni kshilltar i Gjykatës t’Qarkut”, thotë ai.

“Hajt kqyr, meno, meno kush e ka propozu edhe tregom kon me propozu”, i përgjigjet Grabovci.

“Kqyr qysh shkojnë ato procedura e m’tregon t’lutëm”, e porosit Grabovci.

“Se qind për qind për Hasanin jom”, zotohet ai.

Biseda Adem Grabovci-Xhevat Grabovci

Grabovci: Alo.

Xhevati: Tungatjeta.

Grabovci: Tungatjeta.

Xhevati: Xhevati jom.

Grabovci: O ç’kemi?

Xhevati: Qe mirë. A jeni mirë ju Adem?

Grabovci: Mirë, mirë.

Xhevati: Shoqja e fmija e?

Grabovci: Krejt rahat.

Xhevati: Ça ka tre atje?

Grabovci: Hiç, hiç me t’vjetra, që n’parlament jom qitu. Çka me ba, çka me ba me Salihun a me shti a jo?

Xhevati: Cilin Sali?

Grabovci: Sali Mekën.

Xhevati: Me shti more, qysh mos me shti.

Grabovci: Ë?

Xhevati: Po ata e ki njerin ma t’fortin n’Pejë.

Grabovci: Jo… s’ma mush diqysh synin.

Xhevati: O vallain ma t’fortë, ma t’fortë, ma t’pregaditun për juridik e ma.. ma trim nana s’e bon.

Grabovci: Hajt e kryme osht.

Xhaviti: Se e kom provu unë kta.

Grabovci: E kryme osht.

Xhaviti: Ani faleminders. Unë u tuta mos pate naj farë problemi n’Kuvend.

Grabovci: Jo joo… jo për qita për qita veç… okej, e kryme është.

Xhaviti: Hajde hajde, faleminers shumë.

Grabovci: Së kenë do tjerë eeee, tu… kem t’u diskutu…

Xhaviti: Shumë faleminders.

Grabovci: Hajde.

Xhaviti: Kur t’vish kallxom, e bojmë ni nej.

Grabovci: Okej.

Xhaviti: Hajde tung.

Biseda Adem Grabovci – Idriz Ibraj

Ibraj: Tungjatjeta.

Grabovci: Tungjatjeta.

Ibraj: A je a, a si je a ?

Grabovci: Mirë, shnosh.

Ibraj: Idriz Ibraj n’telefon.

Grabovci: Euu… tungatjeta dajë.

Ibraj: Ça i ki hallet ?

Grabovci: Vallain qe.

Ibraj: Hajt dola thash mos po vjen me pi naj kafe, mora vesh që ishe n’Prishtinë.

Grabovci: Jo, jo, u nisa për Prishtinë, se m’thirren mu taku me…

Ibraj: Ani ani, a bon a bon, me ta dhanë veç ni porosi t’vogël, nëse munesh pa telashe me kry?

Grabovci: Po.

Ibraj: E pash n’gazetë qaty, për ni anëtar t’Këshillit Gjyqësor, … prej Dukagjini.

Grabovci: Po.

Ibraj: Që kishe fol edhe ti kishe fol.

Grabovci: Ëhë…

Ibraj: N’gazetë ish kanë, n’Kosova Sot ish, Sali Mekën edhe … a ish ba Hasanin me shti qatu?

Grabovci: E kush… ? E kanë propozu a?

Ibraj: E kishin propozu ish n’gazetë t’sodit, n’Kosovë… n’Kosova Sot, ish propozu Sali Mekaj prej Dukagjinit edhe prej Gjyaktës t’Qarkut se po u dufke me kanë ni kshilltar i gjykatës t’Qarkut.

Grabovci: E kush e ka propozu ata?

Ibraj: Po s’po di unë kush e ka propozu ata, po n’gazetë, merre gazetën, e ki n’Kosovën Sot…

Grabovci: Hajt kqyr, meno, meno kush e ka propozu edhe tregom kon me propozu.

Ibraj: Parlamenti ka me çu edhe dy minoritarë edhe nja, që kanë mu kujdes, s’po di kush e ka propozu, po prej Gjykatës me siguri.

Grabovci: Kqyr qysh shkojnë ato procedura e m’tregon t’lutëm.

Ibraj: Hajde pra mos t’pengoj.

Grabovci: Se qind për qind për Hasanin jom.

Ibraj: Hajde mos t’pengoj pra rrugë t’mbarë.

Grabovci: Hajt.

Ibraj: Hajt./Insajderi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit