-2.5 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Dorëzohet Izraeli: marrëveshje me Hamasin që ia uli hundën

Më të lexuarat

Një histori turpi sionist e vitaliteti e nderi palestinez në më shumë se një vit

Raportohet se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur më në fund  një marrëveshje, që në fakt është ajo që shteti sionist nuk ka pranuar të firmosë muaj më parë, por që tani po dorëzohet. Marrëveshja do të ndalojë përkohësisht luftimet në Gaza dhe do të lejojë lirimin gradual të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, konfirmoi për CNN një burim i njohur me negociatat.

Por konfirmimin e asaj që është arritur e ka përcjellë me entuziazëm vetë presidenti në pritje Donald Trump, njeriu që kërcënoi me “ferr” në Lindjen e Mesme, nëse Hamasi nuk do lironte pengjet. Por thuhet se kërcënimi përfshinte dhe Izraelin në nëntekst.

“Ne kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti. Faleminderit!”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij “Truth Social”.

Sipas një raporti të Reuters, faza e parë e marrëveshjes do të zgjasë gjashtë javë dhe do të përfshijë tërheqjen graduale të ushtarëve të IDF nga Gaza qendrore dhe kthimin e banorëve të zhvendosur të Gazës në zonat veriore të Rripit.

Hamasi do të lirojë 33 pengje, duke përfshirë të gjitha gra, mes tyre ushtarë të IDF, dy fëmijë të familjes Bibas dhe burra mbi moshën 50 vjeç.

Në marrëveshje thuhet se Hamasi do të lirojë dhe pengjet nën moshën 19-vjeçare. Pastaj Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë në këmbim të çdo pengu të liruar nga robëria dhe 50 të burgosur për çdo ushtare femër.

Izraeli gjithashtu do të lirojë të gjitha gratë palestineze të mbajtura në burg dhe fëmijët nën moshën 19 vjeç dhe të gjithë ata që janë arrestuar që nga 7 tetori 2023, në fazën e parë.

Sapo u dha lajmi për marrëveshjen e arritur, mijëra palestinezë shpërthyen në festime në Rripin e Gazës.

Në Deir al-Bala, në pjesën qendrore të enklavës, qindra njerëz u mblodhën jashtë Spitalit të Martirëve Al-Aksa për të festuar, kërcyer dhe valëvitur flamujt palestinezë, raportoi një gazetar i AFP.

Festimet spontane raportohen gjithashtu në shumë pjesë të Rripit të Gazës.

Pra, pas më shumë se një vit brutalitet izraelit mbi Gazën, deri në kufij gjenocidi, shteti sionist dështoi të shkatërronte Hamasin si dhe të pastronte Gazën nga palestinezët.

Në me shumë se një vit, Izraeli shkroi një histori turpi si shtet, ndërsa palestinezët shkruajtën një histori nderi e vitaliteti njerëzor të pashembullt. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit