2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dorëshkrimi i përkthimit të parë të Kur’anit në gjuhën kineze

Më të lexuarat

Në fotografinë e mëposhtme gjendet përkthim i Kur’anit në gjuhën kineze, përkthyer nga dijetari kinez Jusuf Ma Dexin, i lindur në vitin 1794 në krahinën Junan.
Në stilin e James Bondit, në mënyrë aventurieri në vitin 1841 shkoi në haxhxh, duke pasur parasysh se atëkohë dinastia King i pengonte muslimanët që të shkojnë në haxhxh, madje në atë periudhë ishte edhe Lufta e Opiumit në mes kinezëve dhe britanikëve, gjë që akoma më tepër u pamundësonte muslimanëve kinez që të kenë kontakte me botën arabo-muslimane. Megjithatë, ai nuk hezitoj, dhe me tregtarët përmes lumit Iravadi arriti në Mianmar, mandej me anije vazhdoi deri në Gadishullin arabik.

Pas kryerjes së haxhit, qëndroi tetë vjet në botën arabe, fillimisht në El-Azar ku i mësoi shkencat islame, mandej shokoi në Aleksandri, Kuds (Jerusalem), Stamboll, Qipro, Rodos dhe shumë qendra të tjera muslimane. E mësoi rrjedhshëm gjuhën arabe dhe persiane, dhe shkroi disa vepra në ato gjuhë.
Shkroi mbi tridhjetë vepra, kryesisht të përmbledhura në pesë lëmi: gramatika e gjuhës arabe, jurisprudenca Islame, kalendari dhe historia islame, Kur’an dhe hyrje në studimin e veprave të dijetarëve Ma Zhu dhe Li Zhu.
Ndërroi jetë si shehid, kur dinastia King e ekzekutoi në vitin 1874, edhe pse atëkohë shumë kontribuoi në përhapjen e paqes dhe qetësimin e situatës në shoqërinë e atëhershme kineze. Sipas disa autorëve evropian, është helmuar në burg.

https://www.facebook.com/kohaislame11/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit