8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Dorëheqja e Libermanit është fitore politike e Gazës”

Më të lexuarat

“Dorëheqja e Libermanit është një fitore politike e Gazës, e cila me qëndrimin e saj ka arritur t’i shkaktojë tërmet politik okupatorëve”, tha zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri

 

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas e ka cilësuar si “fitore politike të Gazës” dorëheqjen e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Avigdor Liberman, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dorëheqja e Libermanit është një fitore politike e Gazës, e cila me qëndrimin e saj ka arritur t’u shkaktojë tërmet politik okupatorëve”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri.

Abu Zuhri po ashtu tha se dorëheqja paraqet “pranim të disfatës dhe impotencë përballë rezistencës palestineze”.

Ndryshe, ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Liberman njoftoi sot dorëheqjen e tij në një konferencë shtypi pas një takimi me partinë e tij “Izraeli shtëpia jonë” (Yisrael Beiteinu).

Liberman, i cili kritikoi ashpër politikat e qeverisë ndaj Gazës, tha se armëpushimi (i arritur dje mes grupeve palestineze dhe Izraelite) nuk do të thotë asgjë tjetër përveç dorëzim përballë terroristëve.

Çfarë ndodhi nga e diela

Shtatë palestinezë ranë dëshmorë dhe një ushtar izraelit u vra të dielën pas përleshjeve që shpërthyen pasi grupet palestineze të rezistencës vërejtën një grup ushtarësh izraelitë me veturë civile të cilët kishin hyrë tre kilometra në Gaza.

Një ditë pas incidentit, një ushtar izraelit u plagos nga një sulm me raketa i grupeve palestineze të rezistencës, mes të cilave ndodheshin edhe Hamasi dhe Xhihadi Islam. Grupet palestineze njoftuan se ky sulm, gjatë të cilit u qëllua një autobus, është ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje për dëshmorët e rënë të dielën.

Pas këtij zhvillimi, Izraeli nisi një sulm ajror, ndërsa grupet palstineze u kundërpërgjigjën me raketa.

Shtatë palestinezë të tjerë ranë dëshmorë dhe 25 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës nga mbrëmja e së hënës, ndërsa një person vdiq në anën izraelite.

Dje u njoftua arritja e një armëpushimi mes grupeve palestineze dhe Izraelit i ndërmjetësuar nga Egjipti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit