Sonte Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, në Context/ATV, tha se Kosova gjithmonë është në anën e Izraelit, veçanërisht kur sulmohet nga terroristët në territorin e vet.
Në cilin territor ministre?!
Fëmijët palestinez terrorizohen vazhdimisht nga ushtarët izraelitë. Nëse Izraeli e ka njohur shtetësinë e Kosovës, kjo nuk do të thotë se duhet të harrojmë se edhe fëmijët shqiptarë dikur përdhoseshin nga policia e Serbisë veç pse flisnin shqip.
Maturia në tema të vjetra sa mileniumi do të ishte më e pakta në situata kur bartni pozitën e kryediplomates dhe njeriut të dytë në Qeveri.
Xhevdet Pozhari