2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Donald Trump tërhiqet nga deklaratat mbi abortin

Më të lexuarat

Donald Trump u zmbraps nga pohimet e mëparshme se gratë duhen ndëshkuar për abortet e paligjshme. Komentet e bëra për rrjetin kabllor MSNBC ngjallën një valë të menjëhershme kritikash, e njeriu që kryeson garën për nominimin republikan nuk vonoi të “korrigjonte” thëniet e mëparshme, duke deklaruar se ndëshkimin në fakt duhet ta marrë personi që kryen abortin, njofton TCH.

Pozicioni im nuk ka ndryshuar, këmbëngul miliarderi njujorkez, edhe pse fjalët e tij dëshmojnë të kundërtën. Në mesin e atyre që nuk i kursyen fshikullimat për Trumpin pas pohimeve të tij polemizuese ishte pretendentja kryesore për nominimin demokrat, Hillary Clinton.

“Pikërisht atëherë kur mendoje se nuk mund të shkonte më keq se kaq. Tmerruese dhe njëkohësisht, tregon shumë…“, tha Clinton.

Aborti është i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1973, pas një vendimi kyç të Gjykatës Supreme të cilin vetëm kjo e fundit apo një amendament kushtetutes ka fuqinë ta rrëzojë. Në kohën kur kërkonte veten tek demokratët, Trumpi është kritikuar për mbështetjen e të drejtave të abortit, ndërsa pozicioni zyrtar i Partisë Republikane është se ai duhet konsideruar i paligjshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit