-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Donald Trump mes dy fronteve, i drejtohet Zotit për ndihmë

Më të lexuarat

Për Presidentin e SHBA-së Donald Trump (73), ky mund të jetë vendimi më i vështirë: Kur duhet t`i heqë masat e koronës për qytetarët e tij dhe të le ekonominë amerikane të kthehet në punë?

Presidenti amerikan qëndron midis dy fronteve, nga njëra anë shefat e biznesit dhe bankat, nga ana tjetër virologët dhe mjekët. Këshilltarët e tij ekonomikë, raporton New York Times, e sigurojnë atë që masat që ka ndërmarrë kanë funksionuar. Tani ishte koha për të bërë një plan për të rihapur vendin për biznes. Ekspertët e tij të shëndetit paralajmërojnë: Masat po funksionojnë, por nuk duhet të heqësh dorë tani” shkruan Bild, përcjell “Bota sot”.

Sa ishte nën presion u bë e qartë në konferencën e tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të Premten, kur ai i kërkoi Perëndisë ndihmë. “Më duhet të marr një vendim. Dhe shpresoj te Zoti se do të jetë i drejt” tha ai. Trump pranoi se ai kurrë nuk kishte ndjerë aq shumë presion: “padyshim vendimi më i madh që kam pasur të marr ndonjëherë”.

Këtë herë ai nuk dëshiron të marrë vendime vetëm, por dëshiron të udhëhiqet nga një ekip. Ai u zotua të mos marrë një vendim kundër ekspertëve të shëndetit. “Ne nuk do të bëjmë asgjë derisa vendi të jetë i sigurt” tha ai. “Ne nuk duam të kthehemi përsëri dhe duhet të fillojmë përsëri”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit