1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Domosdoshmëria e reformave në OKB: Bota është më e madhe se ‘pesë‘

Më të lexuarat

Një nga rezultatet më të rëndësishme që parlamentarët diskutuan në Konferencën “Bretton Woods” për formimin e rendit të ri botëror pas Luftës së Dytë Botërore ishte formimi i Kombeve të Bashkuara në vitin 1945. Krahas formimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore për Zhvillim edhe OKB-ja u formua me qëllim për të rritur bashkëpunimin social dhe ekonomik ndërkombëtar si parësor në parandalimin e kërcënimeve ndaj paqes, për të kontribuar në siguri dhe vazhdimësinë e paqes.

OKB-ja e cila vepron në fushat për paqen dhe sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe social, mjedisin, të drejtën ndërkombëtare, shëndetësi dhe ndihmat humanitare sot ka 193 anëtarë. OKB-ja me organet kryesore siç janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit (KS-OKB), Këshilli Ekonomik dhe Social dhe Komitetet e tjerë ofrojnë forume që nxisin rritjen e bashkëpunimit dhe dialogut ndërkombëtar ku vendet anëtare të prezantojnë mendimet e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit