-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

DokuTURP – Nga Visar Korenica

Më të lexuarat

E kam të pa mundur ta kuptoj e aq më pak të mirëkuptoj deri në çfarë niveli duhet me mbri një qenie njerëzore që me e ba publike shthurrjen, amoralitetin, perversitetin e lakuriqësinë para publikut, e, krejt kjo në emër të liberalizmit modern, me para e në kurriz të taksapaguesve tanë.

Çfarë alarmi duhet me na ra kresë që si shoqëri të reagojmë fuqishëm ndaj këtyre fushatave “emancipuese” që kanë parasysh shkatërimin e armës më të fuqishme që e ka pas ky popull edhe atherë kur ishim pa ushtri e pa shtet, atë të familjes së shëndoshë?

Kujt ja patëm borxh këtë degjenerim? Në emër të kujt? Këto shfaqje as në vende më të emancipuara nuk i sheh.

Çuditem dhe sot, si kanë mundur njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje degjeneruese të mos reagojnë e ti përzënë nga aty? Policia e Kosovës?

Ju që keni dorë në dhënien dhe mbështetjen financiare të këtij perversiteti, si sju vjen turp? Pse po heshtni? Jepni dorrëheqje, së paku morale, nëse pak nga ajo ju ka mbet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit