0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dokumentari i Al-Xheziras ” Mbi pushtetin” – gazetari Nezih El-Ahdeb

Më të lexuarat

Fillimi: Gazetari Vail Dahduh e merr lajmin per vrasjen e gruas, vjazës, djalit dhe nipit.

Me lot në sy e thotë:” Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Mallkuar qoft ushtria okupatore e izraelit!”

Këto janë lotët e humanizmit

Jo lotët e dobësimit, frikës dhe trishtimit

Mallkuar qoftë ushtria okupatore

Kurtha e dobësisë më lodhi

Nga vëllezërit e mi më lidhi

Nga Kudsi dhe rrethina

Nga Gaza e Hashimit më prangosi

Ska fe që e lëviz e as popull që e mposhtë atë

Karriget e poshtrimit e kanë kapur

I lutë ata por ata si statuja nuk lëvizin

Kurtha e dobësisë më lodhi

Vatani im u bë Burgi im

Jetoj aty si bagëti, më le të uritur që të më dobësojë

As Aksaja e thërret as lavdi e provokon

Grumbullimi i pasurirë e dëfren

Nga agonia e vdekjes dhe qefinit e argëton

Sikur t’i kishte mbetur atij që ishte para tij

S’do kishte arritur deri te grushtat e tij

Kështu ditët e mbulojnë dhe mbulohet pa pushtetin e vet

Kurtha e dobësisë më lodhi

Nga vëllezërit e mi më lidhi

Pa grumbullim s’ka fitore e as lavd pa udhëzim

Këtë e shkroi një vajzë palestineze…

 

Të shohim titujt e këtij dokumentari:

Konferencë e paqës në kohë të luftës përfundon pa deklaratë

Ebul-Gajti a i barazoi palestinezët me izraelitet

Itamar Ben-Gvir dhe rabinët hebre formojnë grupe të vdekjes nga kolonët

Rabini jep fetva për të vrarë fëmijët palestinez pa mëshirë

Prifti krishter palestinez do e thirrë ezanin për muslimanët nëse do detyrohej ta bëjë një gjë të tillë

Oficeri amerikan: Hamasi do i vret ushtarët izraelit nëse futen brenda Gazës

Në mungesë të anestezionit qetësim me Kuran gjatë operimeve

Plaka penge e liruar e turëpron Tel Avivin duke treguar sjelljen e mirë të ushtarëve të Hamasit

Miliarderi amerikan mendon se lufta në Gaza mund të jetë shkëndia e parë e luftës së tretë botërore

Merhaba – mirësevini!

Për të gjithë ata që pyesin pse Kairo thirri në konferencën e paqës e cila ishte e paaftë për të lindur një deklaratë përfundimtare?! Pse nuk ftoi në konferencë për paqe liga arabe apo konferenca islame një konferencë për vendim për të shpëtuar palestinëzet në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, pasi që krejt bota ju ka vërsulë?! Këtyre pyetjeve dhe dilemave u thojnë: Çka të intereson ty?! Nuk është punë e jotja?! Rri në shtëpinë tënde! Merru me bukën tënde! Merru me brengën tënde! Mos i mëso njerëzit e zgjedhur çka duhet dhe çka nuk duhet të bëjnë, sepse ata më mirë se të gjithë e dinë detyrën e tyre edhe nëse nuk e realizojnë.

Komponentët e jetesës në izrael nuk i kanë nga brenda, por nga jashtë, janë dy komponente kryesore, edhe atë:

1- Përkrahja Amerikane pa kufi

2- Mungesa arabe pa kufi

 

Përfundoi konferenca e Kairos për paqe rreth Gazës pa deklaratë përfundimtare, kurse Egjipti nxorri deklaratën e vetme ku shprehte zhgënjimin nga mos ekzistimi i pajtimit për të ndal agresionin ndaj Gazës. Burimet diplomatike këtë mungesë gatishmërie për të dalë me deklaratë të përbashkët e ndërlidhin me refuzimin e shteteve arabe presionin nga shtetet perëndimore që deklarata të përmban edhe fajësimin e Hamasit edhe rezistencës dhe të pranojnë të drejtën e izraelit në atë që e përshkruan ata “mbrojtje e vetvetes”.

Kjo domethënë se europianët dhe perëndimorët kërkojnë nga arabët të lavdërojnë vrasësin dhe të fajësojnë viktimën, i cili “rastësisht” u ndodh nën raketat izraelite të buta të cilat përhapin paqen dhe dashurinë me vulë ndërkombëtare, e vërtetuar nga forcat e bombave atomike, të cilat kënd duan e sulmojnë dhe kënd duan e falin, prej popujve jetimë që jetojnë në sofrat e diktatorive të poshtra.

Fjalimi i sekretarit gjeneral të organizatës së Ligës Arabe, Ahmed Ebul-Gajt u dallua me ekulibër, e kishte kapur shkopin në mes, barazoi mes civilëve palestinez edhe grumbullit të kolonive (kibutcive) hebreje okupatore edhe pse qendra për Fetva pran Az-harit kolonitë hebrenjë nuk i llogarisin si koloni por ata janë okupator edhe uzurpatorë të tokës dhe agresor ndaj shenjtërive tona. Këtë fetva e kishte publikuar faqa elektronike dhe zyrtare e qendrës botërore të Az-harit për Fetva, që më pas të fshihet nga kjo faqe elektronike më vonë.

Fjalimi i sekretarit gjeneral të Ligës Arabe:

“Potencoj se liga arabe i refuzion të gjitha caqet edhe dhunën kundër civilëve pa asnjë dallim mes tyre”.

I pafat! Armik i paqës dhe normalizimit të raporteve romantik nuk është me ne vetëm sot, sepse ai është i dënuar edhe sepse ekipit i cili ka bërë përgatitjen e konferencës i kishte propozuar këtë skenar të mërzitshëm artistik në vend të deklaratës përfundimtare të konferencës, për konferencat e ardhshme arabe, nëse ndonjë herë do mblidhen.

Nëse të mungon forca për të bërë diçka të ndihmosh ata që u bëhet padrejtësi të mbetet gjuha jote, lutja jote dhe zemra jote e lapsi yt. Mirëpo nëse e përdorë lapsin tënd për të ndihmuar të vërtetën do gjesh, kush do nxitojë për të akuzuar ty se këtë e bënë për të shfaqur veten si të tillë, andaj nëse hyn në llogaritë e rrjeteve sociale të disa prej këtyre kundërshtarëve do shohish se publikojnë rrëfimin e vrasësit dhe i paraqeson arsyetimet e tyre me nënshtrim të plotë.

Në anën tjetër kemi përfaqësusin e Libisë në parlamentin arab Hasan Berguthi, i cili tha të vërtetën dhe kërkoi të hapen kufinjtë me Gazën që të testohet forca e libijanve:

“Betohem në Allahun e Madh se unë s’kam grimcë dyshimi në këta që janë në këtë sallë se zemrat e tyre janë ndalë edhe se janë ndikuar (nga ajo që ndodh në Gaza), por çka jemi duke bërë?! Nëse kemi hapa konkretë, hapa efektive, rreth të cilave pajtoheni si parlament arab, tash është koha e përshtatshme. Betohem në Allahun e Madh se sikur të ketë mekanizëm për të hapur kufirin, betohem në Allahun e Madh dhe unë jam i vetëdijshëm për këtë që them edhe marr përgjegjësi për këtë që tham, dhe ju të gjithë e dinin gjendjen në të cilën është Libia, do e merrnim krejt armatimin që kemi në Libi dhe do e bartnim në Gazza. Edhe krejt ushtarët tonë që i kemi edhe që janë të stërvitur mirë, nëse ka mekanizëm për të hapur kufinjtë, do i dërgonim atje. Unë jam përgjegjës për atë që them”.

Zakonisht e kemi kritikuar, madje akoma e kritikojmë edhe artin e tij e quajmë art i ultë, por qëndrimi i tij heroik edhe burrëror nuk mund ta anashkalojmë. Mes Muhamed Ramadan edhe Ahmed Ebul-Gajt, grupi im që përgatiti këtë program, me konsenzus i dhanë votën Muhamed Ramadanit që të jetë në kokë të Ligës Arabe. Së paku: Di të bëjë diçka!

“Dëshirojmë që zëri ynë të arrijë” … ku duhet të arrijë zëri ynë, te kush duhet të arrijë zëri ynë jashtë vendit tonë?! Zëri duhet t’i arrijë vendit tonë! Vendi jonë ka ushtri, ka armë, vazhdojmë duke blerë armë, blejmë tankse, blejmë aeroplane, pastaj i lëmë ato anësh deri sa të ndryshken dhe pastaj blejmë përsëri armë të reja! Kur do i përdorim armët tona?! Ushtrinë dhe ushtritë tona?! Kujt duhet t’i arrijë jashtë zëri ynë, ne ku dëshirojmë ta përcjellim zërin!? Kush është ai jashtë që do na mbroje neve?! Kulmi i frikacakllëkut, kulmi i mosburrnisë, kur themi se duhet të shkruajmë në anglisht që të na merr vesh bota, ata që janë jasht të kuptojnë se po goditemi ne! Ti ku je?! Ku është shteti yt, ku është ushtria jote?! Zërin tënd përcjelle deri te qeverija jote! Thuaji qeverisë tënde: nxjerr armët dhe dilni të luftoni”.

Në kohë kur Argentina e ishujtë Seychelles apo banorët e xhunglës së amazonit nuk munden me dërgu një pikë ujë deri në Gaza, ministri i sigurisë kombëtare izraelit ekstremisti Itamar Ben-Gvir përhapi foto duke ndarë armë kolonëve, të cilëve u thuhet civil në izrael dhe deklaroi se ka themelu mbi 500 grupe militante rezervë që nga fillimi i luftës ndaj Gazzës. Të njejtën e bëri edhe rabini në koloninë afër Beit Lahm (Bethlehem) duke llogarit se është duke kryer detyrën e tij klerikale, duke u shpëndarë armë disa kolonëve civilëve dhe duke u thënë: shkrepni plumb secilit që i afrohet rrethojës së kolonisë, nëse duan të bëhen qytetarë të mirë. U dha urdhër të shkrepin armën drejt secilit që i afrohet rrethimit të kolonisë. Përgjegjësi i Kolonisë Betar Illit, koloni e cila gjindet afër Bethlehemit u ndan armë civilëve

Rabin hebrej i sinqertë, i cili nuk përdorë manovrime e as diplomaci, e tha me plot besim edhe bindje: Tevrati (Toroja) ka vendosur ligjet e luftës në mënyrë të qartë se duhet të zhduken të gjithë, gratë, fëmijët, burrat. Ata nuk kanë të drejtë të ekzistojnë, e as nuk duhet të tregohet mëshirë ndaj fëmijës sepse ai nesër do rritet dhe do vras. Krejt kjo sipas shprehjes së zotëri rabinit. DAESHI (ISIS-i) DO NGELET në skaj duke qarë nga ky ligjërim emocional i këtij rabini.

“S’ka mëshirë! Ti mendon se ke mëshirë ndaj fëmijës por realisht nuk ke mëshirë ndaj fëmijës, sepse je i keq karshi viktimës së fundit. Ky fëmijë do rritet dhe do vrasë. Sepse ideologjia me të cilën do rritet ky fëmijë do jetë më e keqe se ideologjia e babës së tij. Për këtë arsye në Tevrat, LIGJI I PËRTËRIRË, Kapitulli i 20, verseti i 16 qëndron:

“nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;…”. asgjë, s’ka mëshirë.

Në Kapitullin 25, verseti 19:

“…do të fshish kujtimin e Amalekut nën qiellin; mos e harro!”

Të fshish krejtësisht nga ekzistenca Amalekun. Çdo gjë që t’i kujton ata. Që domethënë: burrat, gratë, fëmijët!

Teurati thotë: “Ata nuk kanë të drejtë të ekzistojnë!”

Ushtria okupatore i përmbahet fetvasë së këtij rabini, i cili është i sinqertë ndaj besimit të vet në lidhje me domosdoshmërinë e vrasjes së fëmijëve, dhe nuk ka lënë mangët asgjë, sepse numrat fillestarë mbi të vrarët flasin:

“Sipas numërimit jo përfundimtar numri i fëmijëve të vrarë nga sulmet izraelite kalon numrin 1700 (ky numër ka kaluar shifrën e 3500 fëmijëve dhe shkon drejt rritjes) që nga data 7 Tetorë edhe 30 (numri është rritur ndërkohë) fëmijë brenda kësaj kohe në Bregun perëndimorë. Kurse me qindra fëmijë llogariten në mesin e të pagjeturve nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara në Gazza.

Sekretari gjeneral i Ligës Arabe, Ahmed Ebul-Gajt nuk e ka konstatuar se atje ka luftë fetare të cilën e realizon ushtria okupatore mbi palestinezët. Bilem tha kemi frikë të madhe që të shndërrohet në luftë fetare në regjion.

Fjalimi i Ahmed Ebul-Gajtit para Konferencës për Paqë në Kairo:

“Ne kemi frikë të madhe se ky sulm do shndërrohet në luftë fetare e cila do shkaktojë dëme të mëdha në njerëz, e cila do shkakton një katastrofë e cila do zgjerohet në regjion”.

Në anën tjetër- Kryetar i shoqatës “Korsika Israil” David Antonelli i tregon gazetarit se është hebre fetarë dhe se dëshiron të shfarros krejt banorët e Gazës.

“Nuk duhet të harrojmë për mua si njeri fetar se ajo është një tokë që duhet ta rimarrim, ndoshta në fund kjo edhe ka me ndodhë. Mua nuk më paraqesin asgjë 2 milion banorë të Gazës. Ajo që më intereson sot është hakmarrja për 1300 izraelit. Sinqerisht ju them se nuk më intereson fundi i 2 milion njerëzve në Gaza”.

Kisha e tretë më e vjetër në botë dhe kisha më e madhe e hapur në Gaza sulmohet dhe granatohet nga forcat okupatore izraelite. Është kisha e Shën Porphyrios, e cila pason Kishën Ortodokse greke. Granatimi izraelit shembi një pjesë të kësaj kishe në një kohë kur aty strehoeshin mbi 500 civil, shumica ishin gra e fëmijë. Ky sulm la një numër të viktimave aty.

Para disa viteve Izraeli solli një ligj ku përcaktohet identitet hebre i shtetit, gjë e cila këtë shtet e shndërron në shtet fetar, ku hebrejët do kenë të drejat suprimiste të nivelit të parë. Krejt kjo përballë shtetit palestinez ku asnjë grup nuk ka ofruar projekt për islamizim të shtetit.

Le të dëgjojmë krejt ne, le të dëgjojnë me vëmendje sidomos ata arab që duan të normalizojnë raportet me këtë shtet, priftin ortodoks palestinez Antonia Sahnanija, i cili së fundi në konferencën ndërkombëtare Thirrja e Aksas tha:

“Nuk duan të pavarësohemi ne. Edhe pse dikush do të shfaqe gjendjen se krishterër palestinez janë të papërcaktuar? Edhe pse ata shtypen në format më të këqija?

Ata e goditën gazetaren Shirin Ebu Aklah dhe tentuan të rrëzojnë edhe tabutin e saj, mirëpo muslimanët në Palestinë ishin ata që e ngritën tabutin e saj edhe e mbrojtën. Sikur në këtë tabut të kishte qenë ndonjë hoxhë, do e mbroja edhe unë sikur e mbrojtën ata tabutin e Shirinit. Ju them juve ashtu sikur tha prifti at Manuel Musallam disa herë: nëse ata i ndalojnë vëllezërit tanë musliman në Palestinë për të thirrur ezanin, unë do ngjitem për të thirrë ezanin.”

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit u premtoi ushtarëve të vet se shumë shpejt do e shohin Gazën nga brenda. Ata e llogaritën se kjo është kërcënim e jo premtim. Kështu komentuan përcjellësit e lajmit. Gjëja e fundit që e dëshirojnë ushtarët e Netenjahos është hyrja në Gaza o burrë! Gaza është për aeroplanat e jo për këmbësorinë!

“Disa pamje nga ministria e mbrojtjes izraelite u lejuan që të fotografohen ku shihet ministri i mbrotjes së Izraelit Yoav Gallant i cili shifet duke diskutuar me komandantët ushtarak ndoshta planet e fundit të sulmit tokësor i cili pritet shumë shpejt të ndodh kundër Gazës. Kurse në këtë bazë komandues në rrethojën e Gazës ndodh ky takim ku Yoav Gallant i nxitë ushtarët hebrej duke u premtuar fitore dhe duke u thënë:

“Shumë shpejt do e shihni Gazën nga brenda.”

Ja një ushtar izraelit të cilit nuk i kanë mbetë shokë për të mbushur tavolinën që të luajnë letra, sepse krejt ata janë vrarë. Kështu së paku u deklarua ky ushtarë. Kur e ofendonte kryeministrin Netenjahu, gjatë vizitës që ky i fundit i bërë bazës ushtarake në rajonin e rrethojës së Gazzës:

“Netenjahu ti e shkatërrove shtetin” i tha.

“Krejt shokët e mi janë vra, e prishe shtetin.”

“Nuk është e përshtatshme të flasësh kështu, ke të veshur uniformë dhe je në bazën time. Ik mbrapa! Mos u sjell kështu! I thonte eprori i tij.”

Scot Ritter, ish oficer i lartë në shërbimet e intelegjencës, e do izraelin sinqerisht dhe ia do të mirën ushtarëve të këtij shteti, andaj e këshillon qeverin e Tel Avivit ashtu siç bën një baba plot dhembshuri dhe u thotë: ushtarët e tu nuk janë gati për betejë, ata kan frikë deri në palcë, janë duke shkuar drejt një pusie të madh, kurse shërbimet intelegjente izraelite janë të verbër. Hamasi i pret dhe do i vret edhe ushtarët e dinë këtë gjë.

Oficeri amerikan në pension i cili e do izraelin thotë:

“Izraelitët deri tash janë të frikësuar deri në palcë. Ushtria izraelite nuk është mirë e përgatitur. Tani janë kthyer, por kërkohet prej tyre të marrin pjesë në beteja, të cilat askush në izrael nuk i dëshiron. Shkuarja në Gaza! Pse?! Në vitin 2014 hynën në Gaza dhe ua dorëzoi Hamasi. Ushtria izraelite nuk është në rregull edhe është e frikësuar deri në palcë sepse Hamasi i pret atje dhe kjo është një pusi e madhe kurse shërbimi i intelegjencës izraelite është i verbër. Nuk e dinë se ku gjinden ata. U duhet të shkojnë dhe t’i zbulojnë pasi të shkojnë dhe duke i zbuluar do u bëhet pusi, do i shpërthejnë dhe do i vrasin. Ata e dinë këtë”.

Pa marrë parasysh këtë vlerësim që dha ky oficer amerikan mbi moralin e ushtarit izraelit por, a do qëndrojnë banorët e Gazës përballë këtij granatimi xhehenemor i cili për objektivë ka fëmijët dhe gratë para tjerëve dhe të fshijë familje të tëra nga faqja e dheut dhe harta e Gazës?!

“Pasha Allahun! Krejt shtëpitë tona u shkatërruan! Krejt familjet tona shkuan! Krejt pasuria jonë shkoi! Nuk do lëshojmë pe, nuk do bëjmë kompromise! Pasha Allahun edhe nëse nuk gjejmë kënd të na varrosë nuk do bëjmë kompromise!”

Një prind palestinez i cili humbi fëmijën e vet të vetëm në një bombardim izraelit kaotik bëri sexhde falënderimi për atë që e llogariste fund të kënaqshëm duke kërkuar nga familjet e dëshmorëve që të bëjnë sabër dhe të rezistojnë!

“Mos qaj o burr!

Ti je burr! Krejt jemi dëshmorë, krejt jemi projekte shehidash!”

“Sa dëshmorë ke ti? Pasha Allahun! Biri im i madh, biri im i madh i cili kishte 23 vjet! Para kësaj ka rënë dikush tjetër nga familja jote dëshmorë? Më ka vdekur edhe një fëmijë tjetër më herët.”

Thuaj: Inna lilah ve inna ilejhi raxhiun (të Allahut jemi dhe te Allahu do kthehemi), O Allah më shpërblej në këtë fatkeqësi dhe ma kompenso me diçka më të mirë se kjo. Fale djalin e axhës tënd, fale, çkeni kështu: bëhuni të fortë, sepse ky vend është vend i xhihadit, luftës, vend i rojës dhe mobilizimit, kurse krejt ne jemi në rrugë të Allahut. Pse jetojmë ne? Nesër ta merr nga dora edhe të shtin në Firdeusin më të lartë. Shehidi ndërmjetëson për shtatëdhjet antarë të familjes së vet.

Ja edhe një prind tjetër të cilit ia vranë krejt familjen duke ia bombarduar shtëpinë e tij por ju nuk do të besoni se si u ballafaqua me këtë katastrofë. Prindi ndan ëmbëlsira pasi kupton se krejt familja janë vra, në përjashtim të një fëmije:

“Ndajmë këto ëmbëlsira për shpirtin e dëshmorëve. Pasi që krejt familja ime kanë rënë dëshmorë (shehida) gruaja ime dhe fëmijët, veç një fëmijë i vogël më ka mbetur gjallë, i cili kishte qenë te dera e furrës duke pritur të marrë bukë. E kupton si ndodhi. Unë shkova të marrë një enë me ujë. Djemtë dhe vajzat tona po vdesin. Fëmijët tanë po vdesin edhe ne duam të vdesim tani. Ne duam të vdesim tani. Nuk ka nevojë me e vonu. Don të sulmosh spitalin Shifa sulmoje, don të sulmosh diku tjetër sulmo, ne duam të shkojmë dëshmorë tani.”

Nga zemra e ndodhive dhe shkatërrimit njeriu palestinez gjen mundësi për t’u buzëqeshur sepse vrasja nga izraelitët nuk i frikëson aspak.

“Unë kam emrin Salih! inshaAllah të jesh Salih (i mirë). Allahu e bëftë ashtu! Çke në dhëmbët tuaja? Protezë! Ti je i bukur edhe pa protezë.

Oj haxhike! Ti qenke e lindur në vitin 1944, sa vjet ke? Ti paske lindur para Nakbas (Katastrofës – referohet luftës së vitit 1948). Ti qenke më e vjetër se izraeli?

“Sigurisht! Ashtu është! Unë ekzistoj para. Kjo çka vërteton?! Palestina është toka jonë të cilën na e kan uzurpuar, edhe përkundër dëshirës së tyre. Unë jam e kapur për tokën time:

Vendi im, edhe nëse është koprracë ndaj meje

Familja ime, edhe nëse sillet vrazhdë me mua!

Në Gazza tani të vegjëlve dhe të mëdhenjëve u bëhen operime pa anestezion, sepse mungon në disa spitale. Leximi i Kuranit Fisnik si zëvendësim për anestezionin. Kështu një fëmijë i plagosur përballoi dhimbjet e operimit të këmbës së tij. Pasi që ishte njëri prej caqeve të bombardimeve të agresionit izraelit.

Fëmija këndon Kuran

Allahu ka caktuar që vetëm Atë të adhurojmë…dhe të jemi bamirës ndaj prindërve (ajeti të cilin e lexonte fëmija).

Mjetët për mjekim janë në minimum, punojmë me minimumin e mundësive …

Zemra e Nënës!

Pastaj të vjen një i sionizuar siç është një far Mexhdi Halil, ashtu e quan veten, se ajo që ka Gazza (ushqime dhe barna) është shumëfish më shumë se ajë që ka Egjipti. Më herët thonin: Kur të gënjesh teproje që të bëhesh genjeshtar i madh, sepse dallimi nuk është i madh mes gënjeshtarit të vogël dhe atij të madh.

“Gaza është e izoluar për të penguar depërtimin e armatimit, kurse sa i përket ushqimit Gaza ka shumëfish më shumë se ajo që ka Egjipti. Gazza nuk vuante për ushqim, sidomos në pesë/gjashtë vitet e fundit ata punojnë brenda izraelit edhe kanë tepricë në çdo gjë nuk kanë asnjë problem”.

E vërtetë se ushtarët izraelit kanë frikë nga Gazeja ashtu sikurse e dëshmojnë edhe vet ata por të vetmit izraelit që nuk frikohen tani janë ata që ishin pengje te Hamasi.

Një e moshuar izraelite të cilën e liroi Hamasi nga Gazzeja e turpëron Netenjahun, ushtrin edhe qeverin e tij pasi që ato e nxorrën në pah moralin e rezistencës palestineze.

Pengja izraelite të cilën e liroi Hamasi: “Antarët e Hamasit ishin shumë të sjellshëm me ne…”

“Nëna ime thotë se ata ishin shumë miqësor, janë kujdesur për to, u kanë dhënë medikamente, njërin prej tyre e kanë mjekuar, ishte lënduar keq pas një aksidenti me motoçikletë gjatë rrugës. Kishte staf mjekësor që kujdesej për ta, të cilët i kanë dhënë medikamente dhe antibiotikët e duhur. Ata njerëz ishin shumë miqësor. Vendin e mbanin shumë të pastër. Nëna ime flet për kohën sa ishte peng atje. Flet për ushqimin e përbashkët me ta kur vinte ushqimi. U kanë thënë: ne jemi musliman dhe se nuk do u bëjnë asgjë të keqe. E hangrën të njejtin ushqim të cilin e hanin edhe antarët e Hamasit.”

Miliarderi amerikan i njohur me të madhe Ray Dalio si duket nuk është i bindur se kjo lëvizje e re dhe e madhe ushtarake amerikane drejt Lindjes së Mesme është shkaku i luftës në Gaza-s me hapësirë të vogël dhe e rrethakuar në të gjitha gjashtë anët e veta! Ai mendon se ndodhitë e Gazës e kanë ngritur mundësinë e fillimit të luftës së tretë botërore për 50% me qëllim për të riformuluar hartën politike të botës.

“Shpejt pritet një luftë e madhe, e cila do lind rendin e ri botëror, fjalë të cilat i tha Ray Dalio, miliarderi i njohur amerikan. Dalio, të cilin Bloombergu e rangon si njërin prej 50 personave më me ndikim në botë, i ngriti pritshmëritë e tija për fillimin e luftës së tretë bortërore deri në 50% në vend të 35% sa ishin para dy viteve. E shkaku i këtij ndryshimi në pritshmëritë e tija është lufta në Gaza. Duke shfaqur shtimin e frikës së tij për përfshirje të SHBA-ve dhe Kinës në ballafaqimin e drejt për së drejtë.

Rahma Zein, bukuria e grave egjiptiane ballafaqon median perëndimore ashtu si e kupton publiku i kësaj media. Njerëz si Zeine kontribuan që të korrigjohet opinioni publik botëror në favor të palestinezëve.

“SHBA i dhanë dritë jeshile izraelit! Autorizim total për të vrarë ata palestinez! Kjo është masakër! Erdhi koha të ndryshon mënyra se si rrëfehet tregimi, pasi që ju e posedoni një gjë të tillë, kurse ky është problemi ynë, ju e dominoni mënyrën e rrëfimit të tregimit, dominoni në OKB, dominoni në Holiwood, dhe krejt këto zëra, e ku është zëri ynë?! Ju duhet të dëgjoni edhe zërin tonë!

Opozitari sirian Firas Al-Asad, biri i axhës së kryetarit sirian Beshar Al-Asad, nuk e pëlqeu aktrimin e qarjes së atyre që përkrahin regjimin e tij për Palestinën dhe Gazën!

Janë hidhëruar, kanë frikë për banorët e Gazës sepse duan t’i shpërngulin nga vendi i tyre?! Spastrim etnik! Ju zotërata e juaj jeni hidhëruar dhe keni frikë për palestinezët se do dëbohen nga vendi i tyre?! Beshar Asadi dëboi 7 milion sirian! Shtatë milion sirian! Ku ishit?! Miliona sirian jetojnë në çadra. Me qindra mijë janë vrarë?! Cirku i vendit jeni ju! Ju u pajtuat që rusët të shkatërrojnë qytetet e vendit tonë mbi kokat e fëmijëve dhe grave siriane!!!

Për në fund: një gazetarë e pyeti një fëmijë palestinez çka dëshiron të bëhesh kur të rritesh?

U përgjigj: A na lën neve që të rritemi o xhaxha?! Ne fëmijët në Gaza vdesim të vegjël sepse afër nesh jetojnë disa njerëz që nuk duan që ne të jetojmë andaj na vrasin në shtretërit tonë apo në klasat e shkollave tona apo kur luajmë futboll apo kur notojmë me familjet tona në brigjet e qytetit tonë!

Ky fëmijë intelegjent e shton edhe një fjali: O axh! Nga mesi ynë me fat është ai që jeton pak më gjatë deri sa të bëhet djal i ri e të bie dëshmorë me plumb në gjoksin e tij e jo në shtë pinë e as nën rrënojat e shtëpisë, shkatërrimin e të cilës e vendosi piloti i aeroplanit ushtarak. Kurse njeriu edhe më me fat nga mesi ynë është ai që martohet edhe shtohet me fëmijë të cilët e ruajnë shtëpinë para se të vdesin!

Mirupafshim!

Shehidi është i dashur te Allahu!

Çka po lozni? Luajmë! Çka është kjo lojë? Luajmë, kjo është motra ime dhe ne e mbajmë atë. Kështu luajmë. Çka i thoni asaj? Shehidi është i dashuri i Allahut!

(Kështu lozin disa fëmijë në korridorin e një spitali në Gazza!)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit