Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Hysri Peqanin i njohur si ‘ Burdushi’.
Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com thuhet se kërkesa është bërë meqë egziston dyshimi i bazuar se prej datës së pacaktuar e deri më 16 nentor, në selinë e biznesit të tij, ordinance ‘Burdushi’, i njejti pa pasur kualifikimet profesionale dhe autorizimet ligjore, ka kryer aktivitete mjekësore për të cilat aktivitete me ligj kërkohen kualifikime të posaqme, në atë mënyrë që i pandehuri ka ofruar shërbime mjekësore duke u thirrur si mjekë popullor dhe ka trajtuar qytetar me sëmundje të ndryshme, pa u pajisur me licencë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Tutje në kërkesën për paraburgim thuhet se Burdushi si person përgjegjës i bizenesit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij me qëllim që ti shmanget tatimit, nuk i ka përfshirë inforomatat në lidhje me të ardhurat e tij dhe se i njejti ka fshehur faktet lidhur me të ardhurat e realziiaura nga veprimtaria e tij.
Në kërkesën për Paraburgim thuhet se i pandehuri me anë të paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kudnërligjshme, në vazhdimësi ka mashtruar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cekur në lirat e mbajtjes së evidencës nga vet i pandehuri, duke ju prezantuar si mjekë popullor.
‘Me predikimin e disa ritualeve të pakuptueshme , i vë në lajthitje të dëmtuarit, ku edhe i shtytë që për shërbime të paguajnë shuma të ndryshme të parave nga ajo 20 euro deri në mbi 1 mijë euro’, thuhet në kërkesë.
Në kërkesë thuhet se Prokurori i Shtetit konsideron se arsyjet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit qëndrojnë sepse ai konsideron se egziston rreziku se po i njejti të lihet në liri do të fshihet apo të arratiset dhe ti shanget organeve të ndjekjes.
Sipas dosjes së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.
Sipas dokumentit marrëveshja ishte që ‘Burdushi” ta shëronte anëtarin e tashmë të dëmtuarit sipas Prokurorisë në kompensim të një shume prej 2 mijë euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi. Dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ”Burdushi ”, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material, theksohet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Me këtë sipas dokumentit të prokurorisë i onjëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.