Hoxha nga Maqedonia Fatmir Zaimi, njëherit referent në myftinën e Shkupit dhe hoxhë që njihet për pajtimin e gjaqeve sot mbrojti temën e doktoratës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Tema e tij ishte: “Roli i BFI-së në zhvillimin e tolerancës religjioze te myslimanët në Republikën e Maqedonisë”.
Hoxha ka mbi 20 vite që është aktiv në jetën fetare në Maqedoni. Ai disa vite ka shërbyer si imam në Xhaminë “Kapixha Hamzi” në Shkup, pastaj ka qenë mësues i edukimit fetar në shkollat publike në Maqedoni dhe tani është një njeri me pozitë të lartë në myftininë e Shkupit.
Shumë njerëz sot e kanë uruar përmes rrjeteve sociale për këtë arritje. Edhe ne e urojmë dhe shpresojmë se do të jap një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e vetëdijes tek shqiptarët.