3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Doktor Bardhyli: Gjëja më e rëndë e ndodhur në shoqërinë shqiptare

Më të lexuarat

Aktori Petrit Malaj rrëfen brengën e tij qytetare, me rrënjë në ’97-ën famëkeqe

Petrit Malaj, një ndër aktorët më të njohur shqiptarë, ka konsideruar prishjen e familjes si gjënë më të rëndë në Shqipëri. Dje kjo sipas tij nisi në ‘97-ën.

“Neglizhenca që mund të kesh sot ndaj familjes, është një neglizhencë e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Unë i qëndroj një fakti tjetër. Ne si shoqëri vuajmë nga shumë gjëra.

Ama ajo që na ka bërë të vuajmë më shumë është shkatërrimi i familjes. Që kur në ’97-ën, babai i tha djalit bravo që solle thesin e miellit në shtëpi, i rrihte shpatullat që sillte automatikun në shtëpi.

I thoshte djalit vidh, i thoshte merr armën. Shkatërrohet familja. Ku ka më familje më pas? Sepse ai nuk të pyet më”, tha Malaj në një intervistë televizive.

Ai shprehu krenari për familjen që ka krijuar, duke thënë se për të rritur fëmijët ka punuar dhe shofer.

“Sot, njerëzit shkojnë deri në mburrje kur nuk shprehin dashurinë ndaj gruas. Disa thonë gruaja ka punën e saj, unë kam punën time.

Ne nuk jemi kështu. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë bashkë. Kemi rritur fëmijët me mund, me sakrificë. Kam punuar shofer unë për ata fëmijë”, tha Malaj, i cili ka luajtur shumë role në kinematografi, duke qenë ndër figurat më të njohura të aktrimit shqiptar.

Ndër realizimet më të spikatura mbetet personazhi i doktor Bardhylit te “Kur hapen dyert e jetës”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit