2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dobitë e ushtrimeve fizike

Më të lexuarat

Të ushtruarit çdo ditë nuk na ndihmon vetëm për një fizik të bukur dhe të rregullt.
Fitnesi ka provuar shkencërisht se ka shumë më tepër vlera. Ai shëron duke na përmirësuar ndjeshëm humorin, rrit kujtesën, na bën më të zgjuar, apo më pak agresiv. 

Ideja se ushtrimi fizik mund të na bëjë të lumtur është për disa e papranueshme. Por përtej efekteve pozitive të ajrit të pastër dhe peizazhit, studimet tregojnë se edhe në rast se stërvitja kryhet në ambiente të mbyllura, është në gjendje të na bëjë të ndihemi më të kënaqur, madje edhe ta largojmë tërësisht depresionin. 

Në një studim të vitit të shkuar, shkencëtarë nga universitete amerikane nxorën në pah se ushtrimi i rregullt trupor prek hipokampin, zona e trurit përgjegjëse për gjendjen e humorit. 
Disa pjesëmarrësve të një studimi iu kërkua të ecnin me shpejtësi për 30 minuta për një periudhë dhjetëditore. Në fund të eksperimentit, studiuesit regjistruan ulje domethënëse të nivelit të depresionit. 

Aktiviteti fizik shton fluksin e gjakut në atë pjesë të trurit që është përgjegjëse për kujtesën dhe mësimin, duke ndihmuar prodhimin e qelizave të reja. Shumë studime kanë arritur në përfundimin se ushtrimi fizik ndihmon inteligjencën te moshat shumë të vogla. 

Është vërtetuar se ushtrimi fizik e ul agresivitetin, duke djegur energji. Fakti është që ushtrimi e bën trurin që të mos pushtohet fare nga agresiviteti. Zona parafrontale e kores së trurit është ajo pjesë që vendos nëse duhet të bëjmë një veprim agresive apo jo. 
Ulja e aktivitetit në këtë zonë, nga traumat apo nga funksioni jonormal, mund të shkaktojë paaftësinë për të kontrolluar impulset agresive. Ushtrimi fizik shton aktivitetin në këtë zonë, duke ndihmuar të menduarit me racionalizëm, i cili na bën të mendohemi mirë përpara se të ndërmarrim një veprim të dhunshëm. 

Kur ushtrohemi vëmë në përdorim qeliza nervore, të cilat ndihmojnë në krijimin e asaj që në shkencë përcaktohet si “rritësi i pjellorisë së trurit”. Ushtrimi fizik ndihmon në shtimin e fluksit të gjakut tek ato pjesë të trurit që janë përgjegjëse për kujtesën, duke përmirësuar funksionet e saj. Sipas studiuesve të ndryshëm ushtrimi fizik ndihmon më shumë nga gjithçka tjetër njohim deri më sot për të përmirësuar kujtesën.

Duhanpirësit që dëshirojnë të heqin dorë kanë mundësi të shërohen nga ky ves nëse dinë se fitnessi është çelësi për çlirimin nga kjo varësi. Por disa shkencëtarë britanikë thonë se edhe vetëm pesë minuta ecje e shpejtë mund të lehtësojë simptomat e varësisë ndaj nikotinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit