19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Rahmet pastë (Në vend R.I.P. për të vdekurin themi R.P)

Më të lexuarat

Komunikimi masiv dhe përdorimi i internetit ka bërë që komunikimi të jetë më i shpejtë dhe i hovshëm. Për këtë shkak njerëzit që e përdorin internetin përdorin shkurtesa të ndryshme për komunikim siç janë K.L.M. ose F.L.M. ose S.P.S. ose terme të huaja sikur është R.I.P. etj. Pa dyshim se përdorimi i shkurtesave nëse kuptohet mesazhi i tyre është lehtësim, mirëpo në rastin konkret ka një problem.

Ne si mysliman zakonisht të vdekurit tanë i kujtojmë për të mirë dhe i lutemi Allahut për ta. Andaj është gdhendur në kulturën tonë dhe vetëdijen tanë se kur përmendet një i vdekur i yni themi: rahmet pastë. Kjo është shprehja dhe zhargoni që e përdorim ne si shqiptar, e sidomos si mysliman. Kujtimi i të vdekurve tanë na detyron që të lutemi për të vdekurin dhe ta kujtojmë si një krijesë e cila ka mbetur i vetmuar para Allahut të Madhërishëm, gjykimi i tij është i drejtë dhe llogariten të gjitha veprimet e njeriut qofshin të vogla apo të mëdha. Për këtë shkak në këtë moment ka nevojë të madhe për mëshirën e Allahut, andaj edhe lutja jonë dhe përkujtimi ynë për te është shumë i drejtë dhe me vend.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mësuar që kur vizitojmë varelat të themi:

السَّلامُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الدِّيَّارَ مِنْ الْمُؤْمِنِينَ وَ الْمُسْلِمِينَ وَ إِناَّ إِنْ شَاءَ اللهُ بِكُمْ لاَحِقُونَ نَسْأَلُ اللهَ لَنَا وَ لَكُمُ الْعَافِيَةَ.

Es-selamu ‘alejkum ehled-dijari minel-mu`miníne vel-muslimín, ve inná insháAlla¬hu bikum láhikun, [jerhamulla¬hul-mustakdimíne minna vel-muste`hirín] Es`elullahe lena ve lekumul-’áfijeh.

(Shpëtimi qoftë mbi ju banorë të varrezave, besim¬tarë dhe myslimanë, edhe ne, në dashtë Allahu, do t`ju bashkëngjitmi [Allahu i mëshiroftë ata që kanë kaluar prej nesh edhe ata që do të vijnë pas nesh]; e lus Allahun [subhanehu ve teala] që të na shpëtojë ne dhe ju). (Muslimi).

Ose na ka mësuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që në momentet kur ia bëjmë lutjen e fundit dhe përshëndetemi me të përfundimisht në këtë dynja të lutemi për te duke thënë:

اللَّهُمَّ عَبْدُكَ وَابْنُ أَمَتِكَ احْتَاجَ إِلَى رَحْمَتِكَ ، وَأَنْتَ غَنِيٌّ عَنْ عَذَابِهِ ، إِنْ كَانَ مُحْسِناً فَزِدْ فِي حَسَنَاتِهِ وَإِنْ كَانَ مُسِيئاً فَتَجَاوَزْ عَنْهُ.

All-llahumme ‘abduke ve ibnu emetike ahtáxhe ilá rahmetike, ve Ente ganijjun ‘an ‘adhabihi, in kane muhsinen fe zid fi ih¬sanihi, ve in kane musiíen fe texhavez ‘anhu.

(O Zot, ky robi Yt dhe biri i robëreshës Sate, ka nevojë për mëshirën Tënde, Ti vërtetë s`ke nevojë për dënimin e tij. Nëse ka qenë i mirë, shtoja të mirat e tij, e nëse ka qenë jo i mirë, ndihmoi të kalojë nga ai dënimi). (Hakimi, hadithi është i saktë).

Ose:

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لَهُ وَارْحَمْهُ ، وَعَافِهِ ، وَاعْفُ عَنْهُ وَأَكْرِمْ نُزُلَهُ وَوَسِّعْ مُدْخَلَهُ ، وَاغْسِلْهُ بِالْمَاءِ وَالثَّلْجِ وَالْبَرَدِ ، وَنَقِّهِ مِنَ الْخَطَايَا كَمَا نَقَّيْتَ الثَّوْبَ الأَبْيَضَ مِنَ الدَّنَسِ ، وَأَبْدِلْهُ دَاراً خَيْراً مِنْ دَارِهِ وَأَهْلاً خَيْراً مِنْ أَهْلِهِ وَزَوْجاً خَيْراً مِنْ زَوْجِهِ ، وَأَدْخِلْهُ الْجَنَّةَ ، وَأَعِذْهُ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ وَعَذَابِ النَّارِ.

All-llahumme-gfir lehu ver-hamhu ve áfihi va’fu ‘anhu, ve Ekrim nuzulehu, ve vesi’ mud-halehu, vagsilhu bil-mái veth-thelxhi vel-beredi, ve nekkihi minel- hataja kema nekkajte eth-thevbel-ebjeda mined-denesi, ve ebdilhu daren hajren min darihi ve ehlen hajren min ehlihi ve zevxhen hajren min zevxhihi, ve ed-hilhul-xhennete ve e’idhhu min ‘adhabil-kabr ve‘adhabin-nar

(O Zot, falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe kij ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mirë dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë, pas¬troje atë me ujë borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë nga njollat, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një fa¬milje më të mirë, bashkëshortin (ten) me një më të mirë, fute në Xhennet dhe mbroje prej dënimit të varrit dhe dënimit të zjarrit) (Muslimi).

Shikone dallimin e madh mes asaj që na ka mësuar Pejgamberi ynë, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe asaj çka përhapin njerëzit e ndryshëm mes vete. Ai që ka mend dhe logjikon mire kupton dallimin e madh mes mësimeve të këtij Pejgamberi që ka ardhë mëshirë për njerëzimin dhe mësimet dhe udhëzimet e njerëzve tjerë.

p.s. për të mësuar më shumë lutje referohuni librit “Mburoja e myslimanit”.

Bekir Halimi/Islam.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit