5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

DOBITË E BESIMIT NË MELAIKE

Më të lexuarat

Besimi në Melaike ka disa dobi të çmuara, e ato janë:

1. Dituria në lidhje me madhështinë, fuqinë dhe mbizotërimin e Allahut, sepse madhështia e krijesës tregon për madhështinë e Krijuesit.

2. Falënderimi i Allahut për kujdesin e Tij ndaj bijve të Ademit, saqë Allahu ka vendosur disa nga melaiket e Tij që të kujdesen për bijtë e Ademit (njerëzit), t’i ruajnë veprat e tyre (t’i shënojnë veprat e bijve të Ademit në regjistrat e tyre), etj.

3. Dashuria e bijve të Ademit ndaj melaikeve për adhurimin e madh që ia bëjnë melaiket Allahut.

Disa njerëz të devijuar nga binarët e Islamit e kanë mohuar faktin që melaiket e Allahut kanë trup.

Këta njerëz të humbur janë të mendimit se melaiket janë si forcë imagjinare e përkryer, e jo trup.

Dhe ky mendim i tyre përgënjeshtron qartazi librin e Allahut, sunetin e pastër Profetik dhe të gjithë muslimanët.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

( الْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ جَاعِلِ الْمَلَائِكَةِ رُسُلًا أُولِي أَجْنِحَةٍ مَثْنَىٰ وَثُلَاثَ وَرُبَاعَ ۚ يَزِيدُ فِي الْخَلْقِ مَا يَشَاءُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ).
Falenderimi qoftë për Allahun, krijuesit të qiejve, dhe Tokës, i cili i ka bërë engjëjt pejgamberë me krahë, me nga dy, tre dhe katër.
Ai shtonë krijimtari çka të dojë.
Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.”
(Fatir: 1).

(وَلَوْ تَرَىٰ إِذْ يَتَوَفَّى الَّذِينَ كَفَرُوا ۙ الْمَلَائِكَةُ يَضْرِبُونَ وُجُوهَهُمْ وَأَدْبَارَهُمْ وَذُوقُوا عَذَابَ الْحَرِيقِ)

” E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirtërat engjëjt – mohuesve, duke i rrahur në fytyrë dhe shpinë (para e pas) dhe duke (ju thënë):
“Shijonie dënimin e zjarrit.”
(Enfal: 50).

(وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ قَالَ أُوحِيَ إِلَيَّ وَلَمْ يُوحَ إِلَيْهِ شَيْءٌ وَمَنْ قَالَ سَأُنْزِلُ مِثْلَ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ ۗ وَلَوْ تَرَىٰ إِذِ الظَّالِمُونَ فِي غَمَرَاتِ الْمَوْتِ وَالْمَلَائِكَةُ بَاسِطُو أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُوا أَنْفُسَكُمُ ۖ الْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ الْهُونِ بِمَا كُنْتُمْ تَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ غَيْرَ الْحَقِّ وَكُنْتُمْ عَنْ آيَاتِهِ تَسْتَكْبِرُونَ)

” Kush është më zullumqar i madh se ai, që trillon gënjeshtra për Allahun ose që thotë: “Mua më është shpallur”, por asgjë nuk iu ka shpallur atij.
Dhe ai që thotë: “Unë do ta shpalli të njëjtën gjë çka ka shpallur Allahu”.
Ah!
T’i shohësh zullumqarët kur janë në mundimet e vdekjes, e engjëjt zgjasin duart (për t’ua marrë shpirtin, duke thënë): “Mirrni shpirtërat tuaj!”
Sot ju do ndëshkoheni me dënim të poshtëruar për shkak të pavërtetave që i keni thënë për Allahun dhe që jeni krenuar (duke mos besuar) versetet e Tij.”
(Enam: 93).

(وَلَا تَنْفَعُ الشَّفَاعَةُ عِنْدَهُ إِلَّا لِمَنْ أَذِنَ لَهُ ۚ حَتَّىٰ إِذَا فُزِّعَ عَنْ قُلُوبِهِمْ قَالُوا مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ ۖ قَالُوا الْحَقَّ ۖ وَهُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ)

” Për dikë tek Ai nuk bënë dobi angazhkmi, përpos atij që i jep leje për të.
E, kur të hiqet frika nga zemrat e tyre, i thonë (shoqi-shoqit): “Çka tha Zoti juaj?”
Përgjigjen: “Të vërtetën!”
Ai është i lartësuar dhe i madh.”
(Sebe: 23).

(جَنَّاتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا وَمَنْ صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ ۖ وَالْمَلَائِكَةُ يَدْخُلُونَ عَلَيْهِمْ مِنْ كُلِّ بَابٍ)
(سَلَامٌ عَلَيْكُمْ بِمَا صَبَرْتُمْ ۚ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ)

” Xhenneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata, dhe prindërit e tyre, dhe gratë e tyre, dhe pasardhësit e tyre – ata ë kanë qenë të mirë (që kanë besuar), e engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë: (e ju thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, meqë keni duruar, e sa përfundim i bukur që është ky!.”
(Rrad: 23-24).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Nëse Allahu e do një rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: ” Allahu e do filanin, andaj duaje edhe ti!
Dhe Xhibrili e do atë.
Xhibrili i thërret melaiket (banorët) e qiellit dhe u thotë: Allahu e do filanin, andaj duajeni edhe ju atë!
Dhe e duan banorët e qiellit dhe i vendoset pastaj atij pranimi në tokë.”
(Shënon: Buhariu).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Në ditën e Xhuma, në çdo derë tek të gjitha xhamitë qëndrojnë melaike të cilat shënojnë në regjistrat e tyre se kush po hy i pari në xhami.
Dhe, kur ulet imami, melaiket i mbyllin regjistrat e shënimeve dhe afrohen e dëgjojnë përmendjen e Allahut.”
(Shënon: Buhariu).

Dhe në fund!

Këto argumente na mësojnë dhe tregojnë qartazi se melaiket janë trup dhe jo forcë imagjinare, siç mendojnë të devijuarit.

Dhe në përputhje me argumentet e lartëpërmendura muslimanët janë të një zëri se melaiket janë trup e jo forcë imagjinare.

Autor: Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit