-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dobitë e 3 bananeve në ditë

Më të lexuarat

Studimet kanë treguar se duke ngrënë 3 banane, ju e furnizoni trupin me 1500mg kalium në ditë, por jo vetëm kaq.

Të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, ky frut i verdhë tropikal përveç shijes së ëmbël sjell edhe shumë përfitime.

Ushqim i shijshëm me vetëm 100 kalori, mënyrë natyrale për zbukurim të lëkurës, ilaç kundër vjelljes dhe barkqitjes, burim i energjisë… bananet janë fruta në dispozicion të cilat mund t’i gjeni kudo.

Banania është një frut tropikal dhe pothuajse është e pranishme në treg gjatë gjithë vitit.

Të gjithë e dimë që bananet përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit, i cili është i domosdoshëm për punën e muskujve.

Banania preferohet nga të gjitha moshat, sidomos nga fëmijët. Ajo është cilësuar dhe si si ushqimi numër një për atletët.

Po ta krahasojmë një banane me një mollë, ajo ka 3 herë më shumë fosfor, 5 herë më shumë vitaminë A dhe 5 herë më shumë hekur. Ajo po ashtu përmban kompleksin e vitaminave B, duke e bërë një frut të shkëlqyer për trurin.

Thuhet se bananet parandalojnë një sërë sëmundjesh, po ashtu janë cilësuar edhe si ushqimi i lumturisë.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit banania lufton aneminë.

Ajo gjithashtu rregullon tensionin e gjakut dhe punën e trurit falë përmbajtjes së kaliumit.

Banania shihet dhe si një ushqim shumë i mirë që lufton diarrenë, pasi ekuilibron sistemin tretës dhe rregullon funksionin e zorrëve.

Lufton depresionin…

Sipas një studimi, personat me depresion ndiheshin më mirë pas konsumimit të bananes. Kjo pasi ajo përmban tryptophan, proteinë që ndihmon në përmirësimin e humorit dhe relakson trupin. Ajo përmabn gjithashtu vitaminën B6, duke mënjanuar një sërë problemesh si pagjumësi, apo probleme me humorin. Banania është një frut shumë i mirë edhe për bebet.

Ndihmon në shëndetin e kockave dhe në qetësimin e sistemit nervor. Po ashtu ajo forcon dhe durimin.

Lëkurat e bananes janë gjithashtu të vlefshme….

Mund ta aplikoni në fytyrë për një pamje më të freskët. Mund ta përdorni si maskë flokësh dhe maskë fytyre.

Lëkurën e bananes mund t’ja shtoni plehut të luleve, do të shërbejë si një ushqim për to.

Me lëkurën e bananes mund të fërkoni gjethet e luleve në shtëpi, ato do të shkëlqejnë.

Lëkurën e bananes mund ta përdorni në rastin kur ju pickon mushkonja.

1. Bananet luftojnë aknet

Banania e shtypur, por edhe vetë lëvorja e brendshme e bananes, mund të ndikojnë si antibiotik natyral, por edhe lufton kundër inflamacioneve.

Që t’i shfrytëzoni bananet në luftë kundër akneve, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën e fytyrës, butësisht lyeni aknet me lëvoren e brendëshme të bananes. Të nesërmen, në mëngjes pastroni fytyrën me ujë të vakët.

2. Ulin riskun e sulmit në tru

Konsumimi i tre bananeve në ditë zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru me 21%, ka treguar hulumtimi i bërë në 250 000 persona në periudhë 30 vjeçare. “Fajtori” kryesor për këtë është kaliumi, i cili zvogëlon shtypjen e gjakut, që është shkaktari kryesor për sulmin në tru.

3. “Karburant” para ushtrimeve

Planifikoni të djersiteni mirë në fitnes? Hani një banane. Ajo do të ndikojë si “karburant” për muskujt tuaj, por edhe do të ju japë energji për ta rritur qendrueshmërinë.

4. Sistem digjestiv i shëndoshë

Bananet janë aleatët tuaj kundër kapsllëkut dhe diaresë. Fibrat natyrale që gjenden tek banane ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të sistemit tretës.

4. Përmirësojnë shëndetin e zemrës

Konsumi i ushqimeve me fibra i bën mirë zemrës dhe bananet janë plot me fibra. Sipas studimeve këto ushqimeve lidhen me zvogëlimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit