-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dobitë dhe vlerat e ditës se Xhuma

Më të lexuarat

Nuk ekzistojnë polemika mes dijetarëve se dita e xhuma është dita më e vlefshme e javës, madje është dita më e mirë në të cilën shkëlqejnë rrezet e diellit.

Ebu Hurejra përcjell se i Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën shkëlqejnë rrezet e diellit është dita e xhuma. Të xhumanë u krijua Ademi, atë ditë ai hyri në xhenet dhe po atë ditë doli nga xheneti. Edhe kiameti do të ndodhë të xhumanë.” (E përcjell imam Muslimi.)

Allahu e ruajti këtë ditë për këtë umet dhe e veçoi atë me anë të kësaj dite, duke i shmangur nga gjetja e saj hebrejtë dhe të krishterët.

Ebu Hurejra dhe Hudhejfja përcjellin se i Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Allahu i shmangu nga gjetja e xhumasë ata që ishin para nesh, prandaj hebrejtë zgjodhën të shtunën, ndërsa të krishterët të dielën. Allahu na solli neve dhe na orientoi në gjetjen e ditës së xhuma, duke e radhitur atë para së shtunës dhe të dielës. Në të njëjtën mënyrë ata do të jenë pas nesh Ditën e Gjykimit, pra, ne ishim (umeti) të fundit në dunja, por të parët nga krijesat që do
të llogaritemi Ditën e Gjykimit.” (E përcjell imam Muslimi.)

Shpërblimet për atë që shkon në namazin e xhumasë:

Buhariu në Sahihun e tij ka shënuar se Selman Farisiu ka thënë: I Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që merr gusul ditën e xhuma dhe pastron veten e tij sa ka mundësi, pas kësaj parfumoset në shtëpinë e tij, niset për në xhami dhe nuk shkakton ndarje mes dy njerëzve (që janë ulur), pastaj falet aq sa ka shkruar Allahu të falet dhe më pas dëgjon me vëmendje atë që thotë imami, këtij njeriu do t’i falen të gjitha mëkatet ndërmjet kësaj xhumaje dhe xhumasë që vjen.”

Eus bin Eus eth-Thekafiu përcjell se e ka dëgjuar Profetin (SalAllahu alejhi ue selem) duke thënë: “Kush lahet mirë ditën e xhuma dhe më pas niset herët për të shkuar në xhami, ecën duke mos hipur në ndonjë mjet dhe i afrohet imamit dhe e dëgjon atë pa folur, në çdo hap të tij do të ketë shpërblime sikur ka agjëruar dhe është falur natën për një vit.” (E përcjell imam Ahmedi, ndërsa Albani këtë hadith e konsideron të saktë.)

Ebu Hurejra përcjell se Profeti (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që merr gusul ditën e xhuma dhe pastron veten e tij sa ka mundësi, pas kësaj parfumoset në shtëpinë e tij, niset për në xhami dhe nuk shkakton ndarje mes dy njerëzve (që janë ulur), pastaj falet aq sa ka shkruar Allahu të falet dhe më pas dëgjon me vëmendje atë që thotë imami, këtij njeriu do t’i falen të gjitha mëkatet ndërmjet kësaj xhumaje dhe xhumasë që vjen.” (E përcjell imam Ahmedi, ndërsa Albani këtë hadith e konsideron të saktë.)

Veçoritë e ditës së xhuma:

Rreth ditës së xhuma janë përmendur vlera të panumërta, e si e tillë muslimani duhet t’i kushtojë interes dhe të mos e neglizhojë atë.

Këtu po përmendim disa prej këtyre veçorive:

1- Në këtë ditë ka një orë në të cilën Allahu i përgjigjet çdo personi që lutet. Në të dy librat e saktë të hadithit (Buhariu dhe Muslimi)

Shënohet nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ditën e xhuma është një orë, e cila nëse përputhet me një rob musliman që falet dhe kërkon diçka prej Allahut, Ai i përgjigjet lutjes së tij.” Pas kësaj Profeti (SalAllahu alejhi ue selem) bëri shenjë me dorën e tij për të treguar se janë të pakët ata që e shfrytëzojnë këtë çast.

2- Leximi i sures “Elif lam mim, tenzil” (Sexhde) dhe sures “Hel eta alel insani” (Insan) gjatë namazit të sabahut ditën e xhuma. Këtë lexim e praktikonte i Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem). Disa dijetarë duke e komentuar këtë gjest shprehen: I Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) i lexonte këto dy sure në mëngjesin e ditës së xhuma, sepse në përmbajtjen e tyre pasqyrojnë gjërat që kanë ndodhur dhe që do të ndodhin në ditët e mëvonshme. Në këto dy sure përmendet krijimi i Ademit, pasqyrohet bota e ardhshme dhe ringjallja e njerëzve, gjë e cila do të ndodhë ditën e xhuma, prandaj leximi i këtyre dy sureve është si përkujtim që i bëhet umetit për gjërat që kanë ndodhur dhe që do të ndodhin. Ndërsa sexhdja që ndodhet në sure vjen si pjesë e sures dhe jo e qëllimshme, e bëjmë këtë sqarim në mënyrë që namazliu gjatë leximit të saj (Sures Sexhde) të mos ketë qëllim vetëm rënien në sexhde.

3- Ditën e xhuma pëlqehet të dërgohen sa më shumë salavate mbi Profetin (SalAllahu alejhi ue selem). Eus bin Eusi përcjell se i Dërguari i Alllahut (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Dita më e virtytshme e ditëve tuaja është dita e xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi dhe në atë ditë vdiq, në atë ditë do t’i
fryhet surit dhe njerëzit do të ngrihen nga varret! Shtojini salavatet për mua pasi salavatet për mua do të paraqiten para meje. Njerëzit i thanë: O i Dërguari i Allahut! Si do të paraqiten salavatet tona, kur ti do të jesh larguar? Ai tha: Allahu ia ka ndaluar tokës të tretë trupat e profetëve.” (E përcjell Ebu Daudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe e ka saktësuar Albani.)

Imam Shemsudin Muhamed bin Ebi Bekri ka thënë: “I Dërguari i Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) është zotëria i të gjithë njerëzve, ndërsa dita e xhuma është dita më e mirë e javës. Prandaj salavatet për të gjatë asaj dite përmbajnë një të veçantë, që nuk e kanë ditët e tjera.

Duhet ditur se kjo vepër përmban edhe një urtësi tjetër që është: çdo e mirë që i ka ardhur këtij umeti në këtë jetë dhe në jetën tjetër ka ardhur nëpërmjet tij. Allahu i Lartësuar i ka mbledhur të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër për këtë umet dhe nderi e suksesi më i madh do t’u jepet atyre në ditën e xhuma. Në atë ditë do t’u jepen shtëpitë dhe pallatet e tyre në xhenet, dhe ajo është dita ku do t’u dhurohet shpërblimi shtesë.

Ajo është një ditë feste për ta në këtë botë, gjithashtu është dita në të cilën Allahu i Lartësuar i plotëson nevojat e tyre dhe u përgjigjet lutjeve dhe kërkesave të kësaj bote. Ata janë të vetëdijshëm për të gjitha këto dhe kanë mundësi t’i përfitojnë ato në sajë të Profetit (SalAllahu alejhi ue selem), nëpërmjet të cilit u pajisën me mësime të tilla. Kështu që në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për këto të mira që na janë dhënë duhet të bëjmë shumë salavate për të gjatë ditës dhe natës së xhuma.”

4- Pëlqehet të lexohet surja Kehf gjatë ditës dhe natës së xhuma. Ebu Seid Hudriu përcjell se Profeti (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, këtij njeriu do t’i jepet ndriçim prej drite nga kjo e xhuma e deri në xhumanë tjetër.” (E përcjell Sujuti në “El Xhami”, ndërsa Albani e konsideron hadithin të saktë.)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit