5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Dobia e prezantimit të teksteve që madhërojnë çështjen e jetës

Më të lexuarat

Dobia e prezantimit të teksteve që madhërojnë çështjen e jetës:

– Falënderimi i takon Allahut, më pas:
Disa thonë: “S’ka dobi nga nxjerrja në shesh e teksteve që madhërojnë çështjen e gjakrave, meqë kundërshtari i kësaj çështjeje, në fakt e beson se veprimi i tij është i ligjësuar nga ana fetare, sepse bën përjashtim (nga parimi i përgjithshëm).”

– Sigurisht se kjo është gabim. Për arsye se kur Ligjvënësi e trajton një çështje me ashpërsi për shkak të rëndësisë së madhe të saj, e kuptojmë kujdesin e Tij të prerë për çështjen bazë prej të cilës bëhet përjashtimi, vlen për teori, por edhe për praktikë.

– Mu sikurse dijetari, juristi fetar që ruhet dhe bën kujdes më shumë rreth çështjeve të nderit, martesës, sesa rreth çështjeve materiale të pasurisë. Për arsye se e para është shumë më e rrezikshme dhe e ndjeshme.

– Po ashtu i hapë sytë dhe i bën katër, shumë herë më shumë rreth asaj çfarë bën përjashtim nga kamata sesa asaj që bën përjashtim nga shitblerja me mashtrim, meqë e para është shumë më e rëndë.

– Së këndejmi, nxjerrja në pah e teksteve për shenjtërinë madhështore të gjakrave (jetëve) ndikon në argumentimin e çështjes bazë. Sikurse po ashtu, ndikon edhe në zbritjen e dispozitës fetare në praktikë, pra në realitet. Kështu që, kur hulumtuesi i së vërtetës i sheh këto tekste të mahnitshme me një peshe kaq të madhe, bien prej syve të tij argumentet dhe pohimet tjera të cilat më vete kanë dyshime dhe pështjellime dhe njëherësh, e kupton se ato nuk vlejnë aspak për këtë tematikë. Allahu e di më së miri!

#Ibrahim_Sekrani
#Shenjtëria_e_jetës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit