1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dobi dhe vendime rreth vitit hixhri – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

  • Omeri (radijAllahu anhu) e ka nisur numërimin (datimin) e viteve në historinë (islame) me hixhretin dhe nuk e filloi prej lindjes së Pejgamberit (salAllahu alejhi ve selem ), ashtu siç bënë ithtarët e librit, kështu që njerëzit të mësojnë se ne jemi Ummet i punës, e jo ummet i kohërave dhe ndodhive.
  • Përllogaritja e historisë sipas hixhrit është marrë nga Fjala e Allahut: “ … Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar mbi devotshmëri.” [ Et Teube, 108) Allahu e quajti “dita e parë” dhe kjo ditë është dita e parë e vitit hixhri .” Këtë e transmeton Suhejli prej sahabëve.
  • Viti hixhri është një rrotë kohore që rrotullohet si ditë, javë, muaj dhe shekuj. Nuk di të ketë ndonjë urim për të (p.sh Gëzuar Vitin e Ri Hixhrij ). Por nëse është një lutje dhe një përkujtim, ajo është mirë.
  • Nuk ka dispozitë të veçantë sheriatike për përfundimin e vitit dhe as për fillimin e tij.
  • Nuk ka asnjë thënie, veprim dhe preferim, dhe nuk u vendos fillimi i numërimit sipas hixhretit vetëm se në hilafetin e Umerit.
  • Çdo individ e ka vitin e tij të veçantë, që fillon me lindjen dhe ajo është mosha e tij. Ndërsa viti që fillon me muajin Muharrem është që kontrollon sistemin e historisë. Dhe ti do të pyetesh për vitin tënd, e jo për vitin e kohës.
  • Muaji Muharrem

    – Agjërimi i muajit Muharrem ia kalon vlerës së agjërimit të muajve të tjerë, ashtu siç ia kalon namazi i natës namazeve vullnetare të ditës, siç është thënë në hadith: “Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është i agjërimi i Muharremit, ndërsa namazi më i mirë pas farzeve është namazi i natës.”


    – Muajt më me vlerë për t’u agjëruar pas Ramazanit janë muaji Muharrem dhe Shaban. Nuk pëlqehet të agjërohet i tërë muaji vullnetarisht ndonjë muaj tjetër) pos Muharremit dhe Shabanit. Saktësohet se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) e agjëronte të gjithë muajin Shaban.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit